• |
ide | kryesore

Tre kushtet e Icardit, nëse nuk plotësohen nga Inter… “Spalletti të mos flasë shumë”

Sport



Takimi i ri mes avokatit Nikoleti dhe Mauro Ikardit vetëm sa i ka ngatërruar gjërat më shumë: Inter kërkon ta sjellë në fushë sa më shpejt të jetë e mundur sulmuesin, por Maurito do të rihyjë vetëm në përmirësimin e plotë të gjendjes së tij. Takimi i djeshëm nuk ka qenë një zgjidhje e plotë, do të duhen të tjera hapa për të ecur përpara në ditët në vazhdim. Këto janë tre nyjet për t’u zgjidhur, pra tre pengesat për t’u kaluar për ta sjellë Ikardin në skuadër, të paktën sipas Gazetës së Sportit (La Gazzetta dello Sport)

MOTIVI – “Argjentinasi nuk pretendon më ta ketë shiritin e kapitenit, por do të donte një shpjegim, të paktën publik, për motivet që kanë çuar në këtë vendim dhe për zgjedhjen e Handanoviçit. Pikë që është ringrirë nga ana e klubit, me shpejtësi: nuk ka nevojë për asnjë shpjegim. Dhe pastaj kërkon dhe një rehabilitim publik në planin e reputacionit për të kaluar konceptin që Ikardi është një profesionist shembullor dhe që roli i tij në ndërlidhjen me dhomat e zhveshjes nuk mund të përflitet”.

DHOMAT E ZHVESHJES – “Ana tjetër për t’u zgjidhur: raporti me dhomat e zhveshjes, Ikardi këmbëngul që nuk ka asgjë për të sqaruar me shokët, përkundrazi nuk ka pasur probleme të mëdha me pjesën më të madhe të skuadrës, gjë që ekziston vetëm me kroatët dhe kapitenin e sapozgjedhur Handanoviç. Nga ana tjetër, shokët e Mauritos presin tashmë prej javësh një veprim dhe një shpjegim: do të mjaftonte pak, por atë pak deri këtu Maurito e ka shmangur gjithmonë. Dje për t’u thënë, në Pinetina, ish-kapiteni ka zhvilluar seancën e radhës në fizioterapi, pastaj ka drekuar me Çedriç dhe ka ikur shpejt. Këtu është gati për të mbërritur ndihma e shpejtë e Marotës, që me disa njerëz në dhomat e zhveshjes zikaltër do të ketë qenë i gatshëm për të përgatitur rihyrjen e Mauros. Në seri: nuk ka nevojë të jenë miq, por nëse punohet për një çështje të përbashkët mund dhe të kalohet”.

TRAJNERI – “Ana tjetër për t’u shmangur është ai i raportit të përhershëm mes Ikardit dhe trajnerit. Maurito nuk i ka kapërdirë mirë daljet e fundit të trajnerit ndaj tij, sidomos disa fjalë të thëna pas ndeshjes: “Ai të hënën ka treguar se ishte ende keq, më ka thënë: “Do të them unë se kur do të fillosh”. Nuk di tjetër, do të duhet të pyesni drejtorin (Marotën ndërkohë)”. Ikardi do të kishte preferuar një farë takti në këtë fazë. Nëse në një anë puna varet nga diplomacia që klubi është duke bërë në planin e rehabilitimit, nga ana tjetër do të donte që Spaleti të bënte të njëjtën gjë. Dhe që në një farë mënyre do ta pranonte me krahë hapur vetëm të harrohej shumë nga ajo që ka ndodhur në të kaluarën. Nga ana tjetër, në fakt, janë dhe ekzigjencat e teknikut, i preokupuar për faktin që Ikardi mund të jetë dhe të shihet si shpëtuesi i atdheut, me rrezikun që të unë nivelin e punës së grupit e çuar deri më tani përpara. Pra, një herë e duan Ikardin në skuadër, por nga ana tjetër vetë Spaleti do të mund të jetë “partizani” i idesë që për disa ndeshje ta nisi nga pankina”, shpjegon e përditshmja.

GJENDJA – “Dhimbja në gjurin e djathtë nuk e pengon Ikardin të vrapojë në tapetin rulues tashmë prej disa ditësh. Ndeshja në fakt i mungon që nga 9 shkurti. Dhe nuk duket se mjaftojnë të llogaritura 3-4 ditë për të qenë gati për të luajtur nga fillimi. Ja përse koha që kalon nuk bën asgjë tjetër, veçse përkeqëson situatën. Më mirë vonë se kurrë, është rasti për ta thënë. Do të duhen të tjera takime, të paktën sot ose nesër. Interi ka ngut, nevojitet të shihet nëse kështu ka dhe Ikardi”



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *