• |
ide | kryesore

Veton Surroi: Rama provokator estetik, por jo një burrë shteti

Lajme, Të fundit



Publicisti dhe intelektuali Veton Surroi e sheh kryeministrin Edi Rama si një “provokator” estetik, por kurrsesi si një burrë shteti.

I ftuar në emisionin “A Show”, Surroi ka shprehur idenë se në çështje të shtetiforimimit kryeministri shqiptar nuk mund të thuhet se ka “shkëlqyer”, ndryshe nga estetika që ka sjellë në vend.

“Unë mendoj saktësisht ashtu. Shqipëria ka pasur një evoluim estetik, një urbanizim të theksuar, një lloj hapje ndaj frymëve të botës. Një nga personat përgjegjës për këtë është dhe kryeministri Rama. Më ka rezultuar një provokim estetik dhe kjo ka vënë në lëvizje një gjeneratë të re që është rritur me provokimin estetik dhe kjo është shumë mirë”, – tha ai.

Sipas Surroi, rreshtimi i Ramës tek ata pushtetarë që janë pro idesë së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë, është një vendim i gabuar.

“Kryeministri i Shqipërisë një burrë shteti? Pyetje me vend, e cila vështirë se do të marrë përgjigje. Provokatori estetik është më i fortë në sjelljen e tij se sa vendosja e parimeve të burrështetësisë. Këtu janë dy problemet që dua t’i shoh. Kryeministri i tanishëm ka bërë një gabim duke u rreshtuar me një ide krejtësisht të gabuar e cila nuk ka as origjinë dhe as interes ndër shqiptar, ky është këmbimi i territoreve”, – u shpreh Surroi.



4 Comments

  1. ESTETIK I THUA TI BREKVE TE XHELILIT,JASTEKUT TE GRISELDES,TAVLLES XHISIELA.bunkerit,kulles ne korq,bordellon kryeministri.

  2. KY ASNJEHERE NUK KA QENE DHE NUK KA PER TU BO BURRE SHTETI . KY THJESHT DO KUJTOHET SI NJE KURVE E RENDOMT E PERCMUAR .

  3. I nderuar zoti Veton. Ai e kishte dhene me kohe shembullin cfare ishte por ju intelektualet e Kosoves, ti Rexhep Qosja and co. e mbeshtetet qorrazi ne 2013 me shpresen naive se kushedi cdo te sillte ky diktator. Tani eshte kaq e veshtire per ta shkulir. Une nuk kujtoj asnje km shqiptar ne keto 30 vite demokraci qe ti kene plasur aq skandale politike dhe serisht te vazhdoje te qendroje paturpsisht ne detyre. Vetem fakti qe denigroi dhe urzupoi krejt pushtetin mediatik ne vend meriton qe te shporret andej nga eshte. Drejtesia pastaj flet vete sh qarte ku skandalet mbyllen apo lihenn ne harrese. Po tani duhet te vuajme ate mbeshtetjen tuaj qorre prej intelektualesh aspak vizionare.
    Gjithsesi respekte nga une Ervini. Ju uroj suksese ne parashikimet tuaja te ardhme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *