• |
ide | kryesore

Analiza therrëse e Surroit për diletantizmin e Ramës ndaj Kosovës

Kryesore, Lajme
veton surroi edi Rama



Herë me thellësinë e një veterani negociatash, që i njeh deri në detaje proceset dhe herë me ironinë e atij që duhet të komentojë një amator, publicisti kosovar Veton Surroi ka analizuar qëndrimin e fundit të kryeministrit Rama ndaj Kosovës dhe propozimin e tij për një draft për asocacionin. Pa kursyer sarkazmën, themeluesi i “Koha Ditore” thotë se me të njëjtën lehtësi “Rama mund të kishte propozuar edhe një draft për zgjidhjen e krizës në Mijanmar”. Ai vazhdon me ironi duke cituar Ramën që flet në emër të kombit shqiptar dhe thotë: “Negociatat zhvillohen nga negociatorët, nuk janë garë sportive në stadiume me drita të ndezura. As nuk janë procese ku shqiptarët e të gjitha viseve shqiptare ulen këmbëkryq në një livadh dhe përcaktojnë se çfarë do të jetë fundi historik”.

Analiza e Foreign Policy: Ku po gabon Blinken me Kosovën! 

Por në analizën e tij të titulluar: “Shkarjet konceptuale të kryeministrit Rama” (lexoje të plotë këtu) publicisti e kap kryeministrin tonë në kontradiktë kur ai pretendon të flasë me dy tagra njëkohësisht, edhe si zëdhënës i kombit shqiptar edhe si zëdhënës i bashkësisë euroatlantike. Surroi e kundërshton konceptin se: “Halli është i Kosovës, por është edhe i shqiptarëve, i kombit shqiptar”. Ja seç shkruan ai:

“Kryeministri Rama shpjegoi disa herë përfshirjen e tij personale në çështjen e Kosovës të këtyre ditëve si marrje të përgjegjësisë, ngase pasojat e veprimeve në Kosovë ndihen te të gjithë shqiptarët. E kam pak të vështirë të kuptoj se çfarë pasoje ka qytetari i Kumanovës, Korçës e ai i Ulqinit me dilemën se a duhet të dalë apo jo nga zyra kryetari i zgjedhur i Leposaviqit apo nga dilema se çfarë kompetencash duhet të ketë Asociacioni eventual i komunave me shumicë serbe në Kosovë. Sepse, në thelb, kur të hiqet tërë ajo zhurmë e tym rreth kësaj “krize” të tanishme në Kosovë, këto janë çështjet që janë vënë në diskutim”.

Anullimi i takimit/ Rama thellon krizën duke goditur Kurtin

Sipas analistit koncepti i marrjes së përgjegjësisë në emër të të gjithë shqiptarëve nuk mund të shkojë paralel edhe me të bërin e zëdhënësit të të gjithë bashkësisë euroaltlantike.

“Pra, Shqipëria ndërmori veprimet e fundit qoftë pse ka përgjegjësi shqiptare (kryeshqiptare?), qoftë pse ka përgjegjësi euroatlantike. Pos kundërshtisë së brendshme të këtyre dy koncepteve (përgjegjësisë së “shqiptarizmit” e “atlanticizmit”) këtu dalin disa kundërshti të tjera. Fillimisht, nuk ekziston një “bashkësi euroatlantike” karshi Kosovës. Në atë bashkësi, të cilën e përshkruan zoti Rama, janë shtete si Spanja që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe shtete si Britania e Madhe që e njohin. Në atë bashkësi janë shtete si SHBA-ja që e çliruan Kosovën dhe Qiproja që beson se Kosova është Serbi” vëren Surroi. Dhe nisur nga ky vëzhgim ai arrin në përfundimin cinik se “Gjuha shqipe, teknikisht, nuk përbën ndonjë vlerë të shtuar në komunikim mes “bashkësisë euroatlantike” dhe Kosovës”.

Andi Bushati: Nuk ka nevojë Albini për Kosovën, por shqiptarët për Kurtin 

Në analizën e tij ai shqyrton edhe një tjetër koncept të Ramës: “Duhet të jesh idiot që të mos shohësh se Serbia është sjellë në një situatë ku Kosova ka një firmë larg njohjen nga shtetet e bashkësisë euroatlantike, Asociacioni në këmbim të ulëses në OKB”.

Ai shkruan: “Në fakt, numri i idiotëve nga ky përshkrim është tejet i madh, shumica dërrmuese. Procesi negociator nuk është “Asociacioni në këmbim të ulëses në OKB”. Këtë e dinë në Prishtinë, Beograd, çdo kryeqytet të bashkësisë euroatlantike dhe në çdo kryeqytet jashtë kësaj bashkësie.

Procesi negociator është i dizajnuar që pas “marrëveshjes bazë” të arrihet “marrëveshja gjithëpërfshirëse”. Edhe po të arrihen të gjitha këto, ulësja në OKB do të varej prej Kinës dhe Rusisë, e me këtë, me fundin e luftës në Ukrainë.

Ndërkohë, gjatë rrugës , procesi negociator “franko-gjerman” është deformuar aq sa ka mbetur një karakatinë, nga e cila del përherë kërkesa për një dhe të vetmen gjë, Asociacionin e Komunave Serbe (apo siç duhej thënë, komunave me shumicë serbe)”.

©Lapsi.al



16 Comments

  1. O veton ti kundërfirmosi rama këto që shkruan apo edhe ti në kokë tënde

    Ore merrninleje te fuga para se të shkruni ju apo jo?

    Je me non gratat e berishes dhe me ate të kurtit??

    Veton po e zhgenjen kllounin e vucicit. Kujdes. Do bëhesh non grata kujdes, gati është rama

  2. Rama është një tradhetar i kombit shqiptar pa një pa dy, nuk e vlen më komenti për të, në çdo rast për çeshtjet e dy copave të ndara të Shqipëri + Dardani e ka treguar këtë. Ai do var tek sheshi Skënderbe për tradheti të lartë ndaj kombit dhe popullit shqiptar, litarin le tja tërheqi Spiropalja. Dhe ta duartrokasin ata që e votuan.

  3. Me duket se z. Veton Surroi eshte lodhur kot me keto analiza e ballafaqime konceptuale

    bazuar mbi deklaratat e KM per situaten ne Kosove. Parmenda e KM nuk leron aq thelle.

    Nje KM qe deklaron me mburrje qe nuk e ka lexuar Kushtetuten , Ligjin Themeltar te Shtetit

    nga i cili burojne te drejtat, detyrimet, kompetencat, pergjegjesite si dhe limitet e Institucionit

    qe ai drejton, si mund t’i kerkohet apo si mund te fajesohet per shkarje konceptuale qe kerkojne

    njohurui te thella juridike, historike por edhe nje ndjenje te thelle patriotizmi.

    Analiza e z. Veton ngjan si me analizen qe do ti bente nje kompozitor kenges “Vetem Perpara”

    te Petrit Vullkanit.

  4. Surroi ka disa vite qe e ka personale me Ramen .

    Me duket se i kishin premtuar qe do ta benin President, por pastaj bene Liken.

    Veton, sikur s’ju shkon juve Gaforreve te griceni me njeri-tjetrin.

    1. O Jorgo, nje pyetje serioze per ty. Cfare benefiti ka shefi yt (qe aq me pak me sa di une e urren dhe as sflet direkt me te,por nepermjet te treteve)nga Mero Baze qe e mbani dhe e ushqeni(me leke)? A po iu shton vota? A po mahniteni nga editorialet e tij dhe sidomosd komentet ne portalin etij? Ia keni dhene besen qe do e shperbleni deri ne fund per servilitetin qe iu ben?Apo ku eshte halli? Ore mbajeni deri ne fund, po te pakten disiplinojeni, se edhe sikur(qe ska shans te tshtoj vota Mero, vetem ti heq)10% vota t’ia shtoj shefit tend ,demi qe ben me percarje krahinore eshte aq i madh se duhet t’ia kishit refuzu sherbimin e tij edhe sikur gratis t’ua bente. Te pakten disiplinojeni.Verjani disa vija te kuqe, se nuk eshte se Mero sulmon VV, jo,ai fshihet qe gjoja sulmon VV,per ta sulmu Kosoven qe aq shume e urren. Disiplinojeni, se me nje fishkellime ju bindet

    2. Bëju gati o pallk…. se palloshi ka projektuar që të të bëjë ty president.
      Elementin e parë të “intelektualizmit kallp” , karagjpzllëkun e nivelit të tallavasë , e ke të njëllojtë me te

  5. Te jesh malok politikan nuk eshte gje e vogel ! Shikoni dy “Trimat” e Saliut , me te neveriturit qe pluskojne mbi ujrat e felliqur te Sali Berishes se me cfar ligjike kerkojne te dalin ne siperfaqe , me metodat arkaike nokiane !Tjeter foli te grida duma para tre ditesh tjeter ne shkrimin e tij,por si gjithmone komentet e cecene behen duke u nisur nga titulli i lapsit

    1. Seriozisht e kam, s ´keni lene njeri pa share dhe pa i hedhur vrerin e urrejtjes dhe te fyerjeve kur ju kritikojne liderin.

      A ju ka mbet njefare yndyre ne fytyre, o idiote qe as i lexoni artikujt kritike, sepse nuk i kuptoni, jeni analfabete funksionale. Po hidheni ne sulm sapo fugsi ju jep shenjen e zjarrit.

      1. Shumë naive e folklorike më duket edhe mania që për të gjitha marrëzitë e Ramës, të bëhet fajtor njëfarë Fuge.
        Në fakt Fuga nuk është veçse një i ngarkuar me punë i Ramës, që të bëjë përshesh mediat, siç është ministrja e parlamentit Spiropali një e ngarkuar që të presë predhat e kritikës për Ramën nga opozita me gjoksin e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *