• |
ide | kryesore

Anullimi i takimit/ Rama thellon krizën duke goditur Kurtin

Arkiva, Kryesore, Lajme
rama albin mbledhja e qeverive



Ashtu sikurse njoftoi paraprakisht Lapsi.al, Edi Rama e ka anulluar takimin e përbashkët mes dy qeverive që do të mbahej të mërkurën në Gjakovë duke pretenduar se kriza është aq e madhe, sa kabinetet e dy vendeve nuk mund të bëjnë me gjasme. Rama pohoi, në një konferencë urgjente për shtyp, se ai në vend të takimit të parashikuar prej kohësh kishte propozuar në bisedë kokë më kokë, për të folur për gjendjen kur Prishtina rezikon sanksione ndaj ndërkombëtarëve. Sipas tij Kurti nuk e ka pranuar këtë ndryshim të beftë të planëve prandaj çdo tratëtivë ka mbetur në vend.

Lexo me tej:

Si e argumentoi Rama vendimin për të anuluar mbledhjen e dy qeverivë në Gjakovë 

Pra edhe nga fjalët e kryeministrit shqiptar kuptohet lehtësisht se takimi është anulluar nga Tirana, madje personalisht nga Rama.

Po pyetja është përse?

Natyrisht për të thelluar presionin ndaj Kurtit ashtu sikurse po bën edhe Vuçiçi që kur bojkotoi institucionet, nuk morri pjesë në zgjedhje dhe nxori bandat e armatosura të godasin mbi forcat e rendit.  Duke anulluar një takim të parashikuar qeveria shqiptare distancohet nga qeveria e Kosovës dhe përforcon përshtypjen se kjo e fundit është në krizë.

Albin Kurti i përgjigjet Ramës. E ironizon keq propozimin për asocacionin 

Gjithmonë është përfolur se Rama dhe Vuçiçi kanë pasur një plan për të mos toleruar në Prishtinë asnjë lider që nuk i shkon pas avazit atyre. Dhe si rastësisht kriza që po provokon kryeministri shqiptar përputhet me atë të para pak ditëve të presidentit serb se me Albin Kurtin nuk mund të diskutohet. Pra qëllimi nuk është shpëtimi i Kosovës por i atij që po e mbron atë në mënyrën e vet.

©Lapsi.al

 

 



40 Comments

  1. Ky Rama eshte me anti shqiptari qe ka pare historia. Mallkuar qofte Kim dhe Amerika qe mbeshtet kete monster dhe na e lane ne kurriz. Edhe Enveri kurre sbente si ky plehre.

    1. Të lumtë o shqiptar i madh, krenari e kombit Albin. Ty do të glorifikoje historia sepse e meriton qe nuk po e shet Kosovem per interesa te ndyra. Për llumin politik shqiptar do peshoj turpi,tradhtia dhe mjerimi. Jemi me ty Kosove nga Konispoli ne Vermosh.

    2. Jo mër, për Albinin po nin tan Europa e tan Amerika.
      Ku pysni ju për Amerik bre.
      Hajt shqipe se po bahet qishtu siç don Albini.
      Ka me e myt shkien, Europin, Amerikën dhe ka me komandu botën . O koja nonën shqipe!

  2. Rama do patjetër që ti imponohet duke i ndërruar formatin mbledhjes së dakordësuar prej kohësh..
    po çështë ky imponim për çarsye? Ça ka rama në dorë për tiu imponuar?

    Ndërkohë flet si lider global për gjëra që se pyet askush.

    Komplet vari karin. Në fakt është shqetësimi më i vogël i albinit a do takohet apo jo me një palaço si rama.
    Problemi është kotrolli ushtarak i vuçiç mbi serbët e kosovës. Dhe normalizimi i veriut duke i hequr mekanizmat vuçiç. Ky është problem real, jo diarreja e ramës

  3. Lideri global ndërkombëtar i ktij timit

    Palaço hesapi , eshte 100% brenda profilit të tij prej palaçoje. i shpifur

  4. nga një avantazh i vogël i mundshëm duke i qëndruar në mbështetje, tani duke u përpjek për ta bezdis kjo perkthehet në një shfaqje patetike momentale

  5. Shum gabim qe e anulloi, edhe nese Kurti ka ato te vetat ky qe na hiqet si babai kombit nuk mund te bej si te tjeret. Jemi nje komb, te mos e bente per Kurtin po per shqiptarin. Kok kar

    1. Per mua Rama beri gabim, te vazhdonim te shisnim domatet e specat e ti rrihnim krahet Kurtit. Cna duhet ne, kane shtetin e tyre, duan ti futen detit ne kembe le te vazhdojne…

      1. detit ne kembe i jan fut shqiptaret qe kan votu ramen. ose me skate detin ne kembe, me gomone ne angli, dhe gjetiu ne europe aq sa kur dalim rrugeve ne tirane na duket vetja emigrant, spo njohim me njerezit ne pallat , edhe kafja poshte mezi del noi ftyr e pame.

        po ti mire e ke se fuga do te ta jape nje kafshate kothere per sot

    1. Te knoqin patronazhistet e agjensise se medias se qeverise kur bejne dgjeostrategjike…
      Koha do tregoje qe tradhtia vjen nga pushteti i te kuqve
      Naqe te fala mamit dhe motres

    1. Nuk shet dot se ska gjë në dorë

      Thjesht e bezdis, nga një avantazh
      i vogël i mundshëm duke i qëndruar në mbështetje, duke u përpjek për ta bezdiskthehet në një shfaqje patetike momentale.
      🙂

  6. E po tani 2 qeverite nuk do dalin per te ngrene suxhuke Gjakove nderkohe qe Albini duket sikur po peshtyn mbi pjaten ku ha.

  7. Thjesht po zbaton vijen e sjelljes si “bashkepuntor” shembullor i atyre te cilet e mbajne ne lidhje dhe “shperblejne” me sy e vesh mbylljen ne korruptimin rendshem brenda Shqiperise. Ka nevoje Evropa te kete edhe nje shtet te kapur “te vogel” per eksperimente gjeopolitike.

  8. Vucic mbase nuk arrin te rimarre Kosoven, por te pakten nje gje e arriti: i percau shqiptaret. Rolin kyc ne kete e ka Edi Ramovic, i cili ne vend qe ti dale ne krah kryministrit te Kosoves, i ka sabotuar te gjithe me rradhe, pasi synon ta ndaje Kosoven me mikun e tij Vucic e te behet mbret i shqipetareve

    1. po ca percarje thua, me ramen klloun ciruku , bashkimi eshte vetem per show e per palacolliqe .

      thjesht i can trapin nja 2 minuta kurtit. kaq zgjat bezdisja e rmaes, 2 minuta. sa degjon 2 fjalite e para e kupton qe po i fillon diarreja mendore.

      kllounin e njohin te gjihte dhe nuk i hyn ne pune askujt, vecse mediave ne shqiperi qe i paguan po vete , dhe gjithcka e ka ne funksion te cirukt te lanes .
      vari karin

  9. Bashkimi Evropian ka njoftuar për masa fillestare sanksionesh kundër Kosovës, sipas burimeve diplomatike të cituara nga Radio Evropa e Lirë. Këto masa janë përgatitur si reagim ndaj mospërfilljes së kërkesave të Qeverisë së Kosovës për uljen e tensioneve në veri.

    Këto masa përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe nga BE-ja dhe vendet anëtare. Takime do ketë vetëm në raste kur është nevoja për adresimin e krizës në veri të Kosovës dhe për gjetjen e zgjidhjes.

    Sanksioni tjetër pritet të përfshijë punën e grupeve të përbashkëta që ekzistojnë midis Kosovës dhe BE-së, të formuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).

    Në këtë kontekst, REL ka raportuar është pezulluar tashmë takimi i një nën-komisioni për tregti, industri, doganë dhe taksa, i cili ishte planifikuar të mbahet më 8 qershor. Po ashtu, pritet që të pezullohet edhe takimi i nën-komisionit për drejtësi, liri dhe siguri, i cili ishte planifikuar për datat 21 dhe 22 qershor.

    Gjithashtu, si pjesë e masave sanksionuese, BE-ja ka paraparë reduktimin e nivelit të pranisë publike të anëtarëve të Qeverisë së Kosovës në zhvillimet dhe ngjarjet e përbashkëta, duke përfshirë takimet në bashkëpunimin financiar.

    1. po e bene do jete skandali me i madh

      edhe tani me kaq eshte sknadal dhe sidomos me dhenine e vendit kandidat serbise para bosnjes kosoves malit te zit dhe maqedonise

      serbia me 4 luftra ne ballkan me dhjetra mije te vrare , me miloona te pastruar etnikinsh e te zhvendosur eshte duke u perkedhelur edhe me edhe pse ka president vucic ministri i milloshevicit.

  10. Ore kot me pyt… ky Albini ne cfare bataljoni te UÇK-se ka qene ne kohen e luftes se Kosoves?

    Se duket djale goxha trim!

    1. Sa per sqarim te Jorgo Idiotit, Albini ka qene ne burgjet serbe kur lideri yt shpirteror
      “Magjepste” Parisin.

  11. Përkundër propagandës së Albin Kurtit dhe trushpëlarve, e vërteta në dritë të diellit është se në këtë konflikt, aleati më i mirë i Aleksandër Vuçiq është Albin Kurti, kurse Shqipëria është në një linjë me SHBA dhe Bashkimin Evropian, siç e ka detyrë të jetë. Shqipëria nuk e mbron dot Kosovën pa ndihmën e Perëndimit dhe akoma më keq, nuk ka pse e mbron Albin Kurtin në rrugën e marrëzisë kundër Perëndimit.Dhe rama eshte i pozicionuar perkrah perendimit kjo eshte normal sepse doli nje kaqol si albini qe dhe burgun e ka bere ne serbi,albin-vucic po perdorin ceshjen e rremujave per politikat e dites si ne serbi dhe kosove

  12. Po tani edhe Rama nuk eshte kaq idiot qe ben kete.Uroj te jete I gabuar, por shenkat qe po shoh me duket se ka te drejte.Jam me Albinin per shume gjera,por kur behet fjale per Shba-mire keq duhet ta pranojme.Edhe nese del keq per kosoven per momentin ,ata prap do jene aty,nuk do ikin

  13. I lexova te gjitha komentet e mesiperme,gjithashtu degjoj emisionet e shumta per kete teme e une budallai nuk po e kuptoj ende thelbin.Thone fajet i ka Kurti.Dakord. Por ,perse? A nuk duhet te shtrohet pyetja tek shqiptaret: Duhet firmosur nje asocion me te drejte vetvendosje per komunat me shumice serbe apo jo? Mos te themi se ky apo ai eshte kunder ketij apo atij,por ti pergjigjemi vetem kesaj pyetjeje.Nese Kurti dorehiqet sot,a do ta firmosen lideret e sotem te opozites ( neser ne pushtet) kete asocion me te drejte shkeputje te veriut? Sot te gjithe shqiptaret duhet te flasin me nje ze,te mundohen ti shpjegojne perendimit se ata jane per mareveshje te ndershme,se nuk jane gjerat ne Kosove sic mund ti thuhet nga lobistet.

  14. Do të ishte krejtësisht normale që pas hunbjes së luftës në Kosovë nga ndeshja me NATO të Serbisë së Millosheviçit, qeveria serbe të kishte njohur pamvarësinë e Kosovës e mandej të fillonin bisedimet midis dy shteteve të pamvarura për pakicat etnike në vendet e tyre.
    Por në kushtet kur asgjë nuk ka ndryshuar në retorikën e Vuçiçit me ate të kasapit të Ballkanit, Millosheviçit, e Serbia vazhdon të ngulë këmbë që të mos ta njohë Kosovën si shtet të pamvarur, si mund të diktohen nga ndërkombëtarët kërkesat e Serbisë , humbëse të luftës ?
    A mund të ndodhte që Kroacia pas luftës me Serbinë edhe pse nuk do ti njihej pamavarësia e saj, do të bënte narëveshje për pakicat ?
    U detyrua Serbia që ti njohë si shtete të pamvarura Kroacinë, Slloveninë, Maqedoninë e Malin e Zi, mandej filluan diskutimet dy palëshe midis tyre.
    Mirë Serbia e Millosheviçit që nuk ka hequr dorë për mosnjohjen e Kosovës si shtet të pamvarur, po çfarë pretendojnë shtete antare të BE si Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia e Qipro që nuk e njohin pamvarësinë e Kosovës, ndonëse janë shtete antare të NATO që çliroi Kosovën ?
    E gjithë kjo histori e vazhdimit të agresivitetit të shteti të Serbisë, partner i vetëm i deklaruar si mbështetës i Putinit, do të ndryshonte krejtësisht nëse këto shtete me rastin e sulmit të Rusisë mbi Ukrainën, do ta njihnin menjëherë pamvarësinë e Kosovës, ose do të dilnin nga NATO për tju bashkuar Rusisë.
    Është së pari ky fakt skandaloz që e ka trimëruar si kriminelin e luftës Putin, ashtu edhe bashkëpuntorin e Millosheviçit , Vuçiç.

    Për mendimin tim, si SHBA, ashtu edhe BE, nëse donin që ta zgjidhnin këtë krizë në Ballkan, duhej të bënin çmos që këto 5 shtete europiane, ti bashkoheshin mbi 100 shteteve të botës që e kanë njohur pamvarësinë e Kosovës.
    Është paradoks e një disavantazh i madh për të gjorën Kosovë, që politika e jashtëme e BE drejtohet nga një spanjoll e një sllovak, shtetas të dy vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.
    Sa për Ramën që e konsideron veten “lider global”, si kryeministër i Shqipërisë, luftën e tij dipllomatike duhet ta drejtonte pikërisht në këto shtete për njohjen e Kosovës, e jo të shpallte “mik” Vuçiçin.
    Është e kuptueshme që bashkësia perëndimore vepron me dipllomaci të diktuar nga gjeopolitika , e për hir të evitimit të një katastrofe të madhe me mbështetjen e Ukrainës ndaj pushtimit rus, të sakrifikojë interesat e një shteti të vogël si Kosova, por për mendimin tim, edhe në konfliktin ruso-ukrainas, ka pasur gabime të dipllomacisë perëndimore .
    Nuk do të kishte ndodhur pushtimi i Ukrainës nga Putini, nëse BE e SHBA do të kishin reaguar me po këtë forcë në vitin 2014, kur u pushtua Krimea e u krijuan në Ukrainë “republikat ruse” në modelin e “republikës serbska” .
    Shtete të fuqishme europiane duhet ta pranojnë se për hir të naftës e gazit rus, heshtën në vitin 2014 pas pushtimit të teritoreve të Ukrainës e është kjo një ndër asryet më të mëdha që u trimërua Putini pas 8 vitesh.

  15. Qe diten qe portali lapsi.al filloje pune kjo video tregon per here te pare se kush eshte salihu dhe lulzimja,bab e bire qe shkatarruan nje parti dhe mbeshtetsit e saj,sot partia e ndare ne copa,nje cope salihu e muli nje cop gazi e tabakHonia dhe lulzimja,ne fund i perndjekuri alibej,i verteti sokolin e cuan per lesh duke ja hequr skalpin e kokes dhe deklaruan aksident me 40 km ne ore,zoti eshte i madh dhe ai mori hak per sokolin parti ka marre rruget e mutit te salihut me shoke,shpellkaret e dhjere,por me dinjitet kunder amerikes

  16. Arsyeja pse nuk ndjen, kur i thonë se po dëmton Kosovën, është e thjeshtë. Kosova nuk është territori që ai duhet të shpëtojë, por është territori ku ai ka vendosur të vritet për tu shpallur martir.

    Kohët e fundit ai nuk po duron më. Duke menduar pa pushim për ditën e martirizimit të tij, ai po ngutet dhe po i lutet të gjithëve ta vrasin me rradhë ose njëkoësisht, serbëve, shqiptarëve, kosovarëve, evropianëve, rusëve dhe amerikanëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *