• |
ide | kryesore

Analiza e Foreign Policy: Ku po gabon Blinken me Kosovën!

Arkiva, Kryesore, Lajme
Blinken Kurti Osmani



Nga Edward P. Joseph,

Nëse është dikush që mund ta kuptojë përplasjen e shëmtuar dhe të panevojshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, ai është Vladimir Zelenski. Kërkojini presidentit ukrainas t’u japë rusëve etnikë autonomi dhe Zelensky do të bëjë menjëherë tre pyetje: A do të pranojnë rusishtfolësit që të jetojnë në Ukrainë, jo në Rusi? A do ta njohë Rusia sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës? Dhe a do të na lejojë përfundimisht dhënia e autonomisë anëtarësimin në NATO?

Paaftësia e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, siç aplikohet për Kosovën dhe Serbinë, është në themel të luftës vetëshkatërruese të pushtetit perëndimor me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në vend që ta shikojnë autonominë në mënyrë strategjike – siç do të bënte Zelensky, dhe siç bën presidenti rus Vladimir Putin – zyrtarët e administratës së Biden janë po aq dogmatikë sa kryeministri i Kosovës që ka tërhequr drejt vetes zemërimin e Perëndimit.

Uashingtoni është fokusuar totalisht mbi detyrimin e kahershëm të Prishtinës, të pranuar së fundmi nga Kurti, për të krijuar një asociacion të komunave me shumicë serbe. E frustruar me kryeministrin e Kosovës që nuk shtron në tryezë kushtet e tij për themelimin e asosacionit, dhe e zemëruar me operacionin e tij të fundit, të pamatur të policisë speciale në veriun e mbizotëruar nga serbët e Kosovës, administrata e Biden tashmë e ka ndëshkuar Kosovën dhe është gati të shkaktojë më shumë dhimbje.

Duke shmangur presionet, Kurti ka hedhur poshtë deri më tani kërkesat e SHBA-së dhe BE-së për të tërhequr policinë speciale nga veriu, për të larguar kryetarët e bashkive të vendosur së fundmi në ndërtesat komunale dhe për të shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Kurti këmbëngul që serbët që sulmuan NATO-n dhe policinë e Kosovës më 29 maj, fillimisht të sillen para drejtësisë, si pjesë e planit pesëpikësh të kryeministrit për të ulur tensionet. Për të shmangur një bojkot tjetër serb të zgjedhjeve, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani – e cila kryesisht mbështet linjën e Kurtit – ka propozuar që të paktën 20 përqind e votuesve të nënshkruajnë një peticion për zgjedhje të reja.
Me këtë sfidë, Kurti ka zemëruar aleatin më të rëndësishëm të Kosovës, Shtetet e Bashkuara, ka vënë kundër popullsinë serbe të Kosovës dhe ka inkurajuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq, pikërisht në kohën që ky autokrat përballet me protesta të pashembullta brenda vendit. Dëshira e Uashingtonit për të vendosur sanksione shtesë ndaj Kosovës është e kuptueshme.

Është gjithashtu një gabim i rëndë. Faji për krizën ndahet mes Uashingtonit dhe Brukselit, përfshirë edhe dhunëm e organizuar nga serbët kundër paqeruajtësve të NATO-s. Absurditeti i sanksionimit të një aleati demokratik në Prishtinë, ndërkohë që përshëndetet një autokrat manipulues, pro-rus si një “partner që bëhet më i mirë dhe më i mirë [i SHBA-së]”, siç tha ambasadori i SHBA-së në Serbi Christopher Hill në një intervistë me shërbimin serb të Zërit të Amerikës duhet ta bëjë Sekretarin e Shtetit Antony Blinken të ndalet një moment.

Në vend që të lejojë që politika e Kosovës të udhëhiqet nga zhgënjimi, apo të lejojë që politika e Serbisë të udhëhiqet nga iluzioni, Blinken duhet të rishqyrtojë urgjentisht qasjen e administratës së tij. I bindur nga vartësit e tij, Blinken me sa duket ka rënë dakort për mirëkuptim me Vuçiçin. Mbështetja e Serbisë për Ukrainën përkthehet në butësi të SHBA-së ndaj Vuçiqit, i cili në anën tjetër ka ringjallur nacionalizmin “serbomadh” që e solli Beogradin në konflikt me fqinjët e tij dhe NATO-n në vitet 1990. Siç shpjegoi Hill në lidhje me ndihmën për Ukrainën, “kur njerëzit hipin në bord, marrëdhëniet përmirësohen”. Kjo frazë shpjegon qëndrimin e administratës së Bidenit ndaj Serbisë.

Ajo që duhet të shqetësojë Blinken është se Moska vështirë se duket e shqetësuar nga ndonjë prej arritjeve të administratës Biden me regjimin e Vuçiçit. Marrëdhëniet serbo-ruse vazhdojnë pavarësisht votave simbolike të Beogradit, por të lidhura me Kosovën kundër Rusisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Teksa armatimet moderne perëndimore e kthejnë valën e luftës kundër Rusisë, Kremlini ka hedhur poshtë raportet – të konfirmuara nga Vuçiç – se municionet serbe të epokës sovjetike kanë gjetur rrugën e tyre drejt Ukrainës. Narrativat pro-ruse, të rrëfyera nga Beogradi në kundërshtim me BE-në, gjejnë jehonë në të gjithë Ballkanin.

Ndërsa Serbia diversifikon furnizimin e saj me gaz, Beogradi ka dyfishuar naftën ruse. Nocioni se Vuçiç do të dorëzojë depozitat e litiumit të Serbisë në Perëndim duket fantastik tani që qytetarët serbë – shumë prej të cilëve kundërshtojnë ashpër minierat e litiumit – janë mobilizuar kundër presidentit të tyre dominues. Alter egoja pro-ruse e Vuçiçit, shefi i inteligjencës, Aleksandar Vulin, sapo mori pjesë në një konferencë të madhe të sigurisë në Moskë, “duke sinjalizuar për qendrat e fuqisë perëndimore se Serbia ka një alternativë [ruse]”. Serbia mbetet vendi i vetëm evropian – përveç Bjellorusisë aleate të Kremlinit – që nuk e sanksionon Rusinë.

Çështja është se Putin beson se ai, jo Perëndimi, po fiton në Ballkan, me kosto shumë të ulët. Nga këndvështrimi i Kremlinit, destabiliteti në një rajon ku Shtetet e Bashkuara, BE dhe NATO kanë avantazhin strategjik është provë se administrata Biden nuk di se si të menaxhojë pushtetin. Nëse Vuçiç – pa armë bërthamore apo rezerva masive të naftës dhe gazit – mund të konfuzojë Perëndimin, atëherë po ashtu edhe Putini. Moska e kupton se Kosova – jo energjia apo vëllazëria sllave ortodokse – është shtysa për marrëdhëniet serbo-ruse dhe për destabilizimin rajonal të promovuar nga Beogradi.

Me bindje thuajse fetare, zyrtarët amerikanë mbështesin autonominë serbe si Gralin e Shenjtë për mbylljen e çështjes së Kosovës. Në realitet, lejimi i asosacionit për serbët e Kosovës – pa avancuar njohjen e Kosovës nga serbët dhe nga aleanca e plotë e NATO-s – është një propozim i rrezikshëm. Nuk është rastësi që edhe Rusia përkrah skemën e autonomisë serbe, në të njëjtën gjuhë ungjillore si zyrtarët e SHBA dhe BE. “Themelimi i Bashkësisë së Komunave Serbe do të garantonte të drejtat, sigurinë dhe besimin në të ardhmen (për serbët në Kosovë)”, deklaroi ambasadori i vjetër rus në Serbi Alekander Botsan-Kharchenko për agjencinë e lajmeve TASS në fund të muajit të kaluar.

Kremlini e kupton atë që Uashingtoni dhe Brukseli nuk kuptojnë: Asociacioni i propozuar është një mjet për të projektuar ambicien serbe, jo për të mbrojtur serbët e Kosovës. Vuçiç nuk dëshiron asnjë version të asociacionit në përputhje me sovranitetin, integritetin territorial dhe funksionalitetin e Kosovës. Pavarësisht garancive me shkrim nga zyrtarë të lartë të SHBA, Uashingtoni nuk ka treguar se mund ta bindë Beogradin që të pranojë një formë stabilizuese të autonomisë – edhe përgjatë linjave të paqarta të propozuara nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Përkundrazi, zyrtarët i bëjnë presion Kosovës që të negociojë jashtë propozimit serb për autonomi, edhe pse ata pranojnë se ai është jashtëzakonisht i papranueshëm. Legalizimi i një pozicioni të hapur por shkatërrues është një grackë klasike negociuese. Në këtë rast, ndërmjetësuesit perëndimorë harrojnë se Vuçiç ka përmbysur marrëveshjen Kosovë-Serbi të bërë më 18 mars, ditën kur BE dhe SHBA e shpallën atë si “ligjërisht të detyrueshme”, edhe pse presidenti serb refuzoi ta nënshkruajë atë.

Shtetet e Bashkuara, apo edhe BE e NATO nuk duket se e kuptojnë as rrezikun e ligjerimit të përsëritur të taktikave fizikisht shkatërruese serbe në veri të Kosovës. Ndërsa një oficer amerikan i KFOR-it në terren ishte i acaruar për sulmet e 29 majit nga serbët, shefat e tij fyenin Kurtin, duke i lejuar Vuçiçit t’ia hidhte paq. Kjo është e pafalshme duke pasur parasysh përdorimin e mjeteve shpërthyese të dizenjuara me kujdes që kërkojnë përgatitje, të cilat nuk mund të kishin kaluar pa u vënë re nga Beogradi.

Hill e ka bërë zakon të fajësojë Kosovën – një vend në të cilin ai nuk është i akredituar – ndërkohë që injoron lëvizjet provokuese të Beogradit. Në dhjetor, Vuçiç e quajti Kurtin “llum terrorist”. Në prill, Vuçiç promovoi bojkotin e zgjedhjeve nga serbët, duke e etiketuar qeverinë e Kosovës “pushtuese”. Me kërkesa e tij zhvatëse, presidenti serb vazhdon të bllokojë serbët e Kosovës që të zgjedhin liderët e tyre.

Dimrin e kaluar, zyrtarët e SHBA dhe NATO-s i dhanë kredenciale kërkesës së pacipë të Beogradit për të dërguar trupat e tij në Kosovë dhe justifikuan barrikadat kërcënuese të vendosura shpesh në veri të vendit. Në versionin aktual të sindromës së Stokholmit, zyrtarët perëndimorë, duke përfshirë një gjeneral të Gardës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane, tani e konsiderojnë Vuçiçin si çelësin e stabilitetit, disa ditë pasi udhëheqësi serb vendosi forcat e tij në gatishmëri të lartë dhe nuk arriti të parandalonte sulmet ndaj NATO-s, duke nxitur një shtim të trupave të KFOR-it.

Nuk ka dyshim se Kurti, duke injoruar thirrjet e qarta dhe të koordinuara të SHBA-së dhe NATO-s, është bërë nxitës i dhunës. Fatkeqësisht, të tillë janë edhe negociatorët e SHBA dhe BE, të udhëhequr nga shefi i punëve të jashtme të BE, Josep Borrell. Në mars, BE dhe Shtetet e Bashkuara lejuan Vuçiç të largohej nga Ohri – vendi i negociatave kryesore midis Beogradit dhe Prishtinës – pa një angazhim që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës dhe të marrin pjesë në zgjedhjet për kryetar komune.

Kjo mbikqyrje çoroditëse gjymtoi negociatat për autonominë, në të cilat përfaqësuesit e zgjedhur serbë do të luanin një rol kritik. Zgjedhjet e suksesshme do t’i kishin legjitimuar përfaqësuesit në sytë e të gjitha partive, duke përfshirë ato në Prishtinë, dhe do të shënonin një kthesë nga largimi i hidhur dhe i prodhuar serb mbi targat në fund të vitit të kaluar. Pranimi i papritur nga Kurti i asosacionitu dha negociatorëve mundësinë për t’i bërë presion Vuçiçit për këtë shfaqje shpresëdhënëse mirëbesimi. Në vend të kësaj, Shtetet e Bashkuara dhe BE panë se si Beogradi po projektonte një bojkot të zgjedhjeve të 23 prillit në veri – të organizuara nga Kosova dhe lëvduar nga SHBA – duke krijuar terrenin për krizë.

Kërcënimet e fshehura keq të SHBA për të rrëzuar qeverinë Kurti për shkak të asosacionit – një taktikë e ashpër e përdorur edhe në vitin 2020 nga administrata Trump – eklipsojnë dështimin e administratës Biden për të krijuar apo edhe për të kuptuar kushtet për të arritur autonominë. Siç mund ta dëshmojë së fundmi administrata në Ukrainë, autonomia është një çështje e statusit përfundimtar, që përfaqëson levën e fundit të një vendi të përballur me një fqinj armiqësor, irredentist, si Rusia apo Serbia.

Fatkeqësisht, marrëveshja Bruksel-Ohër që Shtetet e Bashkuara dhe BE ia imponuan kryesisht Serbisë dhe Kosovës është vetëm e përkohshme në natyrë. Kjo do të thotë se qasja perëndimore mbështetet në një kontradiktë: Kosova duhet të bëjë një lëshim të statusit përfundimtar për autonominë, por Perëndimi mund të premtojë vetëm – në rastin më të mirë – përparim në rritje në marrëdhëniet me Serbinë dhe me përpjekjen e Kosovës për të pasur personalitet të plotë ndërkombëtar.

Edhe nëse Prishtina i përmbush të gjitha obligimet e saj, duke përfshirë themelimin e asociacionit, Kosova nuk ka asnjë garanci për kërkesat e saj thelbësore strategjike. Serbët e Kosovës mund të ruajnë besnikërinë e tyre ndaj Beogradit dhe të sfidojnë Prishtinën. Serbia ende mund ta refuzojë njohjen de jure të Kosovës. Dhe, mbi të gjitha, Kosova mund të mbetet jashtë NATO-s – garancia unike e sovranitetit dhe integritetit territorial të Prishtinës.

Rruga e Kosovës drejt aleancës mbetet e bllokuar nga katër anëtarë të NATO-s: Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja. Zyrtarët e Departamentit të Shtetit të SHBA, përfshirë Blinken, pohojnë se zbatimi i marrëveshjes së Ohrit do t’i mundësojë Uashingtonit të apelojë ndaj katër vendeve.

Në fakt, tre palët e vijës së ashpër—Bukureshti, Bratislava dhe Madridi—kapen pas pozicioneve të tyre për arsye që nuk kanë të bëjnë me sjelljen e Kosovës. Ka pak prova që Uashingtoni ka investuar shumë për t’i bërë këta aktorë – të cilët mbajnë çelësin e përparimit në të gjithë rajonin – të ndryshojnë mendje, qoftë edhe përkohësisht. Spanja dhe Sllovakia, për shembull, mund t’i kthejnë lehtësisht trupat e tyre në misionin e KFOR-it, i cili ka status neutral. Madridi mund të imitojë Bratislavën dhe të hapë një zyrë ndërlidhëse në Prishtinë – një hap që do t’i shtonte dyshimet e Kosovës se autonomia serbe mund të çonte në anëtarësimin në NATO.

Në vend të kësaj, Spanja, së bashku me Rumaninë, votuan në prill kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Kështu bëri edhe Serbia, duke shkelur hapur detyrimet e saj në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE. Pengimi flagrant karakteristik i Beogradit nuk ka tërhequr asnjë nga kritikat e drejtuara ndaj Prishtinës për zvarritjen e saj me asosacionin.

Me pak fjalë, do të duhen më shumë se sa disa sanksione që Shtetet e Bashkuara të dalin nga kriza që Uashingtoni dhe Brukseli ndihmuan në krijimin. Pretendimi se Shtetet e Bashkuara kanë një partner në Beograd dhe një armik në Prishtinë, as nuk do ta zbusë ngecjen aktuale në veri dhe as nuk do të çojë në stabilitet.

Pavarësisht agjendës së tij të furishme globale, Blinken duhet të ushtrojë personalisht kontroll mbi politikën e SHBA për Ballkanin. Si fillim, administrata e Bidenit duhet të disiplinojë ambasadorët e saj në rajon, duke kufizuar ekskursionet e Hill në politikën e një vendi, Kosovës, që nuk i përket më Serbisë. Ndarjet midis ambasadave të SHBA në Beograd dhe Prishtinë kanë tërhequr vëmendjen e partnerëve kryesorë të BE dhe kanë minuar autoritetin e Blinken.

Në thelb, Blinken duhet të vendosë nëse destabiliteti rajonal dhe dëmtimi i besueshmërisë së SHBA ia vlejnë përqafimin me një autokrat serb të refuzuar nga një pjesë e gjerë e popullsisë së tij. Në fund të fundit, Uashingtoni ka një model alternativ. Në Hungarinë fqinje, ambasadori i SHBA, David Pressman, ka dëshmuar se një qasje e qëndrueshme, e përqendruar te vlerat, mund të arrijë shumë më tepër ndikim – mbi një autokrat shumë më të frikshëm – se çdo gjë e arritur në Serbi.

Në vend të qortimeve të hartuara me ngut, Blinken duhet të mbajë një fjalim të vlerësuar mirë mbi politikën e SHBA-së ndaj Serbisë, Kosovës dhe gjithë rajonit. Blinken duhet të rikthejë vlerat demokratike në thelb të politikës dhe partneritetit të SHBA me BE. Ai duhet t’i drejtojë të dërguarit dhe ambasadorët e tij që t’ua përcjellin këtë mesazh liderëve të Ballkanit, përfshirë Vuçiçin.

Blinken duhet ta ndjekë këtë fjalim me një vizitë – jo në rajon, por në Athinë, Bratislavë, Bukuresht dhe Madrid – katër kryeqytetet që mbajnë çelësin e avancimit të Kosovës, dhe rrjedhimisht strategjisë perëndimore, në rajon.

Blinken duhet të mbyllë turneun e tij në Bruksel, me Borrell dhe përfaqësuesin special të BE në rajon, Miroslav Lajçak. Blinken duhet t’u kujtojë këtyre diplomatëve se marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mban emrin e BE. Brukseli nuk mund të fshihet më pas gishtit, se është thjesht një ndërmjetës. Në vend të më shumë “paqartësie konstruktive”, Shtetet e Bashkuara dhe BE duhet të fokusohen në qartësi. Prioriteti urgjent është një sekuencë e hekurt hapash që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin për të zbatuar marrëveshjen, shumë përpara fundit të vitit.

Në këtë mënyrë, Blinken do t’i largojë Shtetet e Bashkuara dhe BE nga konfuzioni dhe kriza, duke i dërguar një sinjal Moskës për vendosmërinë parimore për të konsoliduar Ballkanin në Perëndim, përkrah Ukrainës./ Foreign Policy, përktheu Lapsi.al



25 Comments

  1. Blinken eshte me deshtaku ne administraten amerikane.

    Nje hic dhe anonim i vendosur aty vetem ne saj te lidhjeve okulte.

    Nje milingone karshi te famshmes Ollbraj, Kondeleza Rajt per te mos folur per Kisinger

    1. Si perfundim Albin Kurti duke mos degjuar keshillat e USA & BE Po tregohet mosirenjohes ndaj atyre qe e bene shtet Kosoven duke harxhuar miliarda $ + Euro nga buxheti i tyre . Ai po e udheheq popullin ne rruge pa krye duke i detyruar nderkombetaret ti vene sanksione

    2. Ja që lobuesit e kanë vënë aty. Hudhin lekët për bidenë i kërkojnë postet e administratës. Bideja qar e ka presidencen. Apo mendon që ka dëshirë, ideal, vullnet, fuqi për të projektuar të ardhmen apo për të shërbyer e për të ndrequr çështjet e usa???
      Hudhe paret në fushatë urdhëro blinkenin. Just busines !
      Dhe boshllëku dobësia nuk mund të rrinë as edhe 1 minutë… Çdokush i sulet menjehere për ti zënë.
      Just business.

  2. amerika nuk e do kosoven, thjesht kishin interesat e veta dhe tani per interesa te tjera e hedhin poshte. amerika keshtu ka punuar gjate gjithe historise se saj.

  3. Vuçiç, ky Goebels i Millosheviçit, po perdor ndaj Kosoves te njejten gjuhe dhe te njejten taktike qe perdori Putini ndaj Ukrahines kur vendosi ta pushtoje !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Kush eshte ai qe nuk e sheh kete ?

    1. Ka punësu plot fuga, kshu që mos të duket çudi noi invazion i papritur komentesh të jorgos me shumë emra, titi, klea, juli, rea, eno, besi, koli, turi, etj etj

  4. Arsyeja pse nuk ndjen, kur i thonë se po dëmton Kosovën, është e thjeshtë. Kosova nuk është territori që ai duhet të shpëtojë, por është territori ku ai ka vendosur të vritet për tu shpallur martir.

    Kohët e fundit ai nuk po duron më. Duke menduar pa pushim për ditën e martirizimit të tij, ai po ngutet dhe po i lutet të gjithëve ta vrasin me rradhë ose njëkoësisht, serbëve, shqiptarëve, kosovarëve, evropianëve, rusëve dhe amerikanëve.

  5. Ore këta të foreign policy e dakordësuan këtë me Ramën?

    Ku shkojnë me këto shkrime pa leje nga kllouni global

  6. Tani që serbët arrestuan, në mënyrë të paligjshme, të turpshme dhe provokuese, policët në Kosovë, “patriotët” shqiptarë të FB që nuk pyesin për “Ameliken”, kanë rastin e artë të tregojnë trimërine e tyre.

    Shkoni djema, pushka top.
    Nëse nuk keni b.. të shkoni, atëherë i kini aq ndërgjegje dhe moral sa të mos na çani t.. me parrulla “patriotike”, ne të tjerëve kur themi kur nuk ke b…,hani karin e salihut tani o cecene komentues

  7. O Rame koqja ku e ke sigurine nga kriminele Vucic. Turp
    Blinken e Borell dy germadha qe duhen rrafshuar. Viva Hunter Biden & Aleks BQ Sorris

    1. pse Berisha e humbi Shkodrën? 59.4 për qind e shkodranëve mendojnë se “Bashkë Fitojmë” humbi zgjedhjet, pasi qendra e djathtë është e ndarë. 37.6 për qind thonë se koalicioni paraqiti një program elektoral të dobët, 27.7 shprehet se bënë premtime të pabesueshme ose të parealizueshme. Ndërsa 24.2 për qind mendojnë se Bardh Spahia ishte kandidat i dobët.

  8. Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros
    Fuck europe fuck soros

  9. Kryefjala e përplasjes së qeverisë Kurti me Vuçiçin e mikun e tij Rama nga njera anë e nga ana tjetër vendeve të NATO-s mdërmjet tyre, na është bërë i ashtuquajturi “asociacion”.
    Është lënë krejtësisht në fund më kryesorja në këtë konflikt, mosnjohja e pamvarësisë së Kosovës nga Serbia e paradoksalisht edhe nga 5 shtete të BE.
    Nëse do të ishte zgjidhur ky konflikt i marrëzishëm, problemi i respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare, evident në të gjitha shtetet e Europës, do të zgjidhej menjëherë.
    Po si mund të zgjidhen të drejtat e pakicave kur Serbia ndërkohë i ka injoruar fare të drejtat e pakicave shqiptare në Serbinë Jugperëndimore, në Luginën e Preshevës, e pretendon që pakica serbe në Kosovë të jetë e mvarur vetëm nga qeveria e tyre ?
    Numuri i “pakicës” shqiptare në Luginën e Preshevës ka qenë trefishi i pakicave të Serbëve në Veri të Kosovës.
    Si rezultat i agresivitetit shovinist serb, pakica serbe në veriun e Kosovës është dyfishuar, kurse e kundërta ka ndodhur në Preshevë ku ky numur është përgjysmuar
    Arsyet ?
    Është e kotë të zgjatem për ti skjaruar.
    Më tërhoqi vëmëndjen një deklaratë e Kurtit adresuar kryeministrit shqiptar Rama.
    Midis tjerash, ai ju drejtua Ramës me këto fjalë”
    Meqë qeveria shqiptare e ka detyrim kushtetues për mbështetjen e shqiptareve kudo që janë, përse Rama nuk shqetësohet që “asociacionet” të funksionojnë edhe në Luginën e preshevës” ?
    Në fakt ky shqetësim duhet të jetë jo vetëm për qeverinë shqiptare, por edhe për Z.Kurti e për gjithë bashkësinë ndërkombëtare demokratike.
    Me marëveshjen Ahtisari, pakicës serbe në Kosovë me të ashtuquajturin “diskriminim pozitiv”, ju dha e drejta që ndonëse përbëjnë jo më shumë se 5% të popullsisë, të kenë dyfishin e deputetëve në parlamentin me 100 deputetë.
    Kurse në Luginën e Preshevës, e shumta në parlamentin serb, ka qenë vetëm një deputet që nuk d[gjohet nga askush, e as që flitet për asociacione të shqiptarëve.

  10. Mos duhet të komentoj edhe unë me përsëritjen 100 herë të sharjeve banale, që të pranohet komenti im ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *