• |
ide | kryesore

Champions/ Vendosen në mbrëmje dy skuadrat e fundit cerekfinaliste: sytë tek Bayern-Liverpool

F1, Sport



Me Ajax, Tottenham, City, United, Porto, Juventus të kualifikuar në cerekfinale të kompeticionit, do të përcaktohen në mbrëmjen e sotme edhe dy skuadrat e fundit, që do të kompletojnë tetë më të mirat e Europës. Barcelona është favorite në ndeshjen kundër Lyon, por në Allianz Arena gjithcka është e hapur, mes Bayern Mynih e Liverpool, pavarësisht se rezultatet e ndeshjeve të para janë të njëjta, për të dyja sfidat.

Skuadra e Niko Kovac ka kaluar periudhën e vështirë dhe me një seri fitoresh, vjen në përplasjen e dytë me Liverpool pas shkatërrimit 6-0 të Wolfsburg në ndeshjen e fundit të Bundesligës. Bavarezët kanë në avantazhin e tyre një stadium që dio ti mbështesë, por në anën tjetër duhet të bëjnë llogaritë me Jurgen Klopp, një njohës perfekt i kampionëve të Gjermanisë dhe që kur ishte në Dortmund i ka treguar se di si ti mundë. 0-0 e ndeshjes së parë i lë shanse edhe të Kuqve të besojnë se mund të kualfikohen, duke qenë se kanë në skuadër një vijë ofensive të të gjithë respektit, me Firmino-Salah-Mane, që nëse arrijnë të shënojnë, do ti detyronin gjermanët të kishin nevojë për dy gola për tu kualifikuar.

Në sfidën tjetër është më ndryshe situate. Vërtetë rezultati është i njëjtë, 0-0, por Barcelona është favorite e madhe në përballjen me Lyon. Francezët kanë qenë me shumë fat në ndeshjen e parëm që nuk kanë pësuar, pavarësisht një shtylle të goditur, që mund ti kishte dhënë më tepër moral për ndeshjen në Kamp Now. Megjithatë, të mendosh se mund të mbash larg portës kualitete si Messi, Suarez e Dembele është e nxituar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *