• |
ide | kryesore

Video/ Liverpool e Barcelona në çerekfinale të Champions: Mane heshti Allianz, Barça kishte nevojë për pak ndihmë

F1, Sport, Video



Janë përcaktuar tashmë skuadrat çerekfinaliste të Champions League, ku Liverpool e Barcelona i janë bashkuar 6 të kualifikuarave më parë. Në mbrëmjen bavareze në Allianz Arena Sadio Mane ka qenë protagonisti absolut me dy gola që e rikthyer krenar Jurgen Klopp në shtëpinë e rivalëve të dikurshëm. Në sfidën e Kamp Now Barcelona është imponuar vërtetë 4-1 ndaj Lyon, por ka pasur nevojë për një penallti inekzistente për të nisur serinë e golave.

Nuk shënoi dot në Anfield Road dhe Mane ishte njeriu më i kritikuar pas 0-0 në ndeshjen e parë, por në transfertën bavareze sulmuesi rrëmbeu skenën me dy rrjeta në suksesin 1-3 të të Kuqve. Një sukses i rëndësishëm për skuadrën e Jurgen Klopp, që e vendos veten me prepotencë mes favoritëve për trofeun e dëshiruar. Asgjë nuk shkoi si duhet për Niko Kovac, i tradhëtuar nga dalja aventureske e Neuer, edhe pse autogoli i Matip u duke se mund të ndryshonte rrjedhën e historisë. Vetëm u duk: anglezët bënë gjithcka vetë duke shënuar me Virgil van Dijk, ndërsa Mane kompletoi suksesin, që e con Liverpooli në çerekfinale bashkë me Barcelonën.

Barcelona duhej ta kishte të thjeshtë, edhe pse ndeshja e parë kundër Lyon kishte përfunduar në barazim. Në fakt 5-1 e përligj pritshmërinë, por përpara se katalanasit ti jepnin shuplakën francezëve, kishin nevojë për një penallti e cila do të bëjë të diskutojë gjatë. Var nuk ndërhyn, në kohën kur është Suarez që bën faull ndaj mbrojtësit në minutën e 16. Për Messin është fare e thjeshtë të shënojë nga 11 metra larg, ndërsa për Lyon mbrojtja nuk bënte më punë.

Coutinho pas dicka më shumë se gjysëm ore lojë shënoi edhe golin e dytë, por francezët tentuan të bënin një surprizë, që pas golit të Tousart në minutën e 38, nuk u duk edhe aq e paarritshme. Vetëm se Messi mbetet mesia dhe në minutën e 78 shënoi dygolëshin personal, përpara se tre minuta më vonë të ekzaltonte aftësitë e tij gjeometrike për një asist për Pique, në golin e katërt të skuadrës së Valverde. Në fund Dembele fiksoi golin e pestë, që kualifikon në cerekfinale edhe një tjetër pretendent të madh për trofeun.

SKUADRAT ÇEREKFINALISTE

Ajax
Tottenham Hotspur
Manchester United
Porto
Juventus
Manchester City
Liverpool
Barcelona



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *