• |
ide | kryesore

Video/ Eintracht eleminon Inter në Meazza, Arsenal shpartallon Rennes

F1, Sport, Video



Në çerekfinale të Europa League nuk shkojnë dy nga pretendentët e mëdha për trofeun final. Sevilla dorëzohet pas kohës shtesë në Pragë përballë Slavia 4-3, kur koha e rregullt ishte mbyllur 2-2, ndërsa Inter zhgënjen në shtëpi përballë Eintracht Frankfurt. Sezoni i Inter u shndërrua nga premtues në të dështuar: në fillim Champions, pastaj Kupa e Italisë, tani Europa League. E mes dëmtimeve, zënkave dhe përfaqësimeve turpëruese, zikaltrit rrezikojnë të shohin ti ikë nga duart edhe vendi i katërt në kampionat. Eintracht erdhi në Milano me 13.500 tifozët e tyre, që e transformuan Meazza gati në një stadium të shtëpisë dhe u kthye në Gjermani me një fitore 1-0 që vlen kualifikimin në cerekfinale. Me vetëm 12 lojtarë të disponueshëm, Spalletti përfundoi ti besonte sulmet e fundit dy adoleshentëve (Esposito e Merola) e tashmë të zakonshmit Ranocchia qendërsulmues.

Fillimi i ndeshjes me gjermanët për skuadrën e Spalletti është horror: pas vetëm 3’ Haller kishte gjithë portën në dispozicion, pas pritjes së Handanovic ndaj Kotic, por goditi traversën; ndërsa pas 5 minutash Inter, ashtu si kundër Psv, duhet të përmbysë rezultatin. 1-0 e gjermanëve është fryt i një gabimi difensiv i De Vrij. Hollandezi kërkoi të administronte me kokë një top të gjatë, duke i hapur rrugën Jovic të shënonte përballë portierit, rezultat që nuk mund të përmbysej nga një Inter i tillë.

Në Emirates Arsenal mori kualifikimin me një tjetër provë impresionuese: vetëm 15 minuta i janë dashur Topcinjve të Unai Emery për të përmbysur humbjen 3-1 të ndeshjes së parë kundër Rennes. Londinezët që në shtëpi transformohen krejtësisht, në krahasim me ndeshjet jashtë, kanë kaluar në avantazh me Aubameyang në të 5, përpara se Maitland-Niles të dyfishonte rezultatin, duke e kaluar kualifikimin nga ana e Arsenal. Megjithatë, nuk kanë munguar ndonjë drithërime për Topcinjtë me francezët që bënë gjithcka për ta shitur shtrenjtë lëkurën. Dy golat e shpejtë, që ishin edhe rezultati që kërkonte Arsenal, e bënë skuadrën e Emery të relaksohej e të bënte gabime, por Rennes nuk përfitoi, edhe pse i shkoi pranë: Ben Arfa frikësoi Cech, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë e bëri Grenier: shënjestër e gabuar për pak. Vëmendja e Cech, kundër ish-skuadrës së tij, bllokoi Sarr e Ben Arfa, duke e bërë Arsenal të kthehej fluid. Në minutën e 72′ Kolasinac gjeti krosimin e duhur për Aubameyang, që kompletoi dygolëshin personal dhe festoi me maskën e Black Panther.

Europa League – Round of 16

Dynamo Kyiv 0 – 5 Chelsea
FC Krasnodar 1 – 1 Valencia
Salzburg 3 – 1 Napoli
Arsenal 3 – 0 Rennes
Benfica 3 – 0 Dinamo Zagreb
Inter 0 – 1 Eintracht Frankfurt
Slavia Prague 4 – 3 Sevilla
Villarreal 2 – 1 Zenit St. Petersburg

* me bold skuadrat e kualifikuara



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *