• |
ide | kryesore

Gattuzo, nuk ngjan fare si Milani yt… Vetëm Napoli është më i “sjellshëm” se kuqezinjtë…

Sport



Të dhënat janë dy: njëra e interpretueshme, tjetra në mënyrë absolute jo. Por, në çdo mënyrë, bëhet fjalë për shkëmbime rastesh informacionit që do të habisnin disa persona. E para ka të bëjë me numrin e faullave të shkaktuara: më saktë pas 27 ndeshjesh, Milani me 292 është skuadra e dytë më e “sjellshme” e kampionatit. Më mirë se sa djemtë e Ançelotit, por jemi atje: Napoli është në shifrat 285. E dhëna e dytë ka të bëjë me mesataren e kilometrave të vrapuara për ndeshje: Milani është i teti me pak më shumë se 108 në një renditje që sheh të fundit Udinezen (105.4) dhe të parën Kievon (112.2). Këto numra a nuk ju thonë diçka? Është e sigurtë që tashmë shumë janë duke bërë të njëjtin reflektim: nuk duket një skuadër e Gatuzos. Dhe Rino me shumë mundësi do të zemërohej nëse do të dëgjonte të thuhej pse ka më shumë se sa një vit që është duke kërkuar që t’i bashkangjitet etiketa e trajnerit me shumë vrap e grintë.

AGRESIVITETI – Këtu në fakt flitet pikërisht për këtë. Agresivitet dhe mushkëri. Dhe të dy të dhënat i japin të drejtë Rinos: ky Milan, që është ngjitur deri në vendin e tretë, nuk shndërrohet në fushë në vende të përbashkëta në të cilat nuk do të shoqërohej nga trajneri i tij. E sigurtë, Kesie udhëheq renditjen kuqezi për numrin e faullave të shkaktuara dhe po i njëjti ka qenë i suksesshëm në kampionatin e kaluar, por nuk ka asgjë për t’u habitur. Të paktën bën efekt fakti që një vit më parë i dyti me më shumë faulle ka qenë Kaliniç. Apo që i treti aktualisht më i keq, pas Frenk dhe Bakajokos, është Suso. Të paktën e dhëna të çon në një veçanti, e cila vihet në relacion me fazën mbrojtëse hermetike: të jesh një nga mbrojtjet më të mira në Evropë duke vrapuar pak, futur këtu dhe vrashtësinë, do të thotë që ke gjetur një ekuilibër të madh. Përsa i përket vrapimit, flitet në një kontekst të interpretimeve të shumta. Praktikisht llogaritet si vrapon dhe jo kur. Milan udhëton pak a shumë në mesin e renditjes: praktikisht ai që vrapon është edhe topi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *