• |
ide | kryesore

Memaliaj/ I moshuari gjendet i vetëvarur nga familjarët

Lajme, Të fundit



Një 75-vjeçar është vetëvarur në fshatin Anëvjosë të Memaliajt gjatë ditës së sotme. Sipas policisë, viktima është shtetasi me inicialet K.Sh, i cili u gjet nga të afërmit i vetëvarur pranë banesës.

Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nuk dihen arsyet që e kanë çuar të moshuarin të ndërmarrë këtë akt.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *