• |
ide | kryesore

ECA sfidon hapur UEFA: Superliga një “tortë” miliardere

Sport



Superliga, projekti i përjashtuar nga Uefa, kthehet të jetë temë debati, në kohën kur është pikërisht mundësia e një kampionati të tillë që tremb gjumin e qeverisë europiane të futbollit. Zyrtarisht Superliga është projekt i braktisur, por është më shumë se kurrë prezent, duke qenë se të ardhurat për klubet pjesëmarrëse një kampionat të tillë do të arrinin shifrën e 900 milionë euro! Në fakt është e pamundur të konfirmohet, për shkak se gjithcka varet nga shitja e të drejtave televizive, por ajo që është e qartë është fakti se për cdo klub do të trefishonin të ardhurat e asaj që merr fituesja e Champions League. Një shifër e jashtëzakonshme që mbetet në thelb të betejës që përfshin Eca, (shoqata e klubeve europiane) Uefa e, më të distancuar, Fifa.

Së pari, Eca po merr gjithnjë e më shumë fuqi dhe pretendon se duhet të marrë pjesë aktive në vendimet më të rëndësishme të futbollit europian e botëror. Së dyti Eca pretendon se të ardhurat nga champions janë shumë të ulëta në krahasim me evente të tjera sportive në botë, si Super Boël. E së treti nga 2021, kur do të shiten të drejtat e Champions për tre vjecarin pasardhës, duhet marrë në konsideratë mundësia për të adaptuar turneun në vende si SHBA apo Kina, që mund të investojnë shumë para dhe ti garantojnë klubeve financa më të mëdha.

Kështu me një llogari të shpejtë kemi: SHBA me Relevant Sport, që organizon ICC, e që mund të jetë sponsor kryesor i Eca e, për rrjedhojë edhe Superligës, e aziatikët e Infantinos e Fifa me Botërorin e tyre për Klube të zgjeruar me 24 skuadra. Në mes është pozicioni aspak komod i Ceferin e Uefa që, duke nuhatur atë që po ndodh, janë gati të firmosin një memorandum mirëkuptimi me Eca për të shtyrë të paktën pas 2024 tërmetin që pritet bashkë me pasojat, duke i dhënë mundësi të reformohet sistemi me qetësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *