• |
ide | kryesore

Prapaskenat e sherrit që solli humbjen më Spal: Dzeko dhe El Shaarawy kalojnë tek duart në dhomat e zhveshjes

Sport



Eliminimi nga Champions Liga, shkarkimi i Di Francesco, lamtumira e Monchit, vendi i katërt më lart dhe nervat e tendosura. Në shtëpinë e Romës nuk është një periudhë e lumtura dhe shfaqja ka ardhur në fushë, ndaj Spal, dhe jashtë në dhomat e zhveshjes në pushimin e ndeshjes humbur ndaj ferrarezëve.

ÇFARË ZËNKE – Sikurse tregon Corriere dello Sport, Edin Dzeko dhe Stefan El Shaarawy janë kapur me duar, pa kryer goditje të veçanta dhune. Boshnjaku, i futur në dhomat e zhveshjes i nervozuar, teksa ishte përfshirë në një përplasje “sqep më sqep” në tunel me drejtorin sportiv të Spal, Davide Vaganti, është revoltuar me tone të larta ndaj paraqitjes së shokëve të skuadrës, të cilët nuk i kanë dhënë qoftë dhe një top të vetëm. Ish-sulmuesi i Milanit i është përgjigjur me tone të ashpra, me të dy që më pas kanë arritur te kontakti fizik. Ndërhyrja e disa shokëve ka shmangur që e gjitha të shndërrohej në një takim boksi.

ZHGËNJIMI I FARAONIT – Ranieri, që fillimisht kishte vendosur të zëvendësonte vetëm Kluivert me Zaniolo, pas përplasjes së fortë ka vendosur të dërgojë të nxehet Perrotin për të hequr El Shaarawy, që ka mbetur i zhgënjyer nga zgjedhja e teknikut. Për momentin nuk ka pasur kohë për një sqarim, me Xhekon dhe El Shaarawy në kombëtare; për javën e ardhshme priten të reja me klubin që do të mund të marrë dhe masa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *