• |
ide | kryesore

Lajm i fundit/ Zbardhet vrasja e Jurgen Kurtit, arrestohen 3 persona

Lajme, Të fundit



Policia e shtetit ka mundur të zbardhë ngjarjen, ku mbeti i vrarë Jurgen Kurti më 18 mars në rrugën “Zef Jubani”. 3 persona janë arrestuar si bashkëpunëtorë të vrasjes së tij, ndërkohë që një person tjetër është shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë Elsi Levendi, Olsi Qalliaj dhe Alesio Berberi.

“Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 18 mars 2019, në rrugën “Zef Jubani”, ku u vra me armë zjarri 26 vjeçari J. K.

Arrestohen tre shtetas si bashkëpuntorë në vrasjes, si dhe u shpall në kërkim një tjetër.

Sekuestrohen një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një automjet që u ka shërbyer autorëve për t’u larguar pas kryerjes së ngjarjes, një sasi e vogël lënde narkotike, 2470 Euro e lekë shqiptare, si dhe dy makina luksoze.

Pas një pune të mirë organizuar nga Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në D.V.P.Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 18 mars 2019, rreth orës 22:30, në rrugën “Zef Jubani”, ku u vra me armë zjarri shtetasi, J.K., 26 vjeç, është arritur të bëhet dokumentimi ligjor i kësaj ngjarje ku janë ndaluar/arrestuar shtetasit:

– E. L., 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë;
– A. B., 33 vjeç, lindur në Patos dhe banues në Patos, Fier;
-O. Q., 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e një shtetasi tjetër.

Nga informacionet e grumbulluara, provat e administruara dhe të sekuestruara, si dhe tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se autorët e kësaj ngjarje janë shtetasit e mësipërm së bashkë me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim.

Policia gjatë kontrollit fizik dhe në basnesat e këtyre shtetasve gjeti dhe sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze.

Gjithshtu u gjet dhe një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një sasi prej 2470 Euro e lekë shqiptare, 13 aparate celular, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike.

Veprimet hetimore janë në vazhdim e sipër për të bërë të mundur dokumentimin e plotë me prova ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe për dokumentimin e motiveve të kësaj ngjarje.

Për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera pasi cënojnë hetimin.

Materialet ju dërguan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, njofton policia.



1 Comment

  1. Kurioz me e mësu për llogari të kujt e kanë bo vrasjen ?! Se asaj gruas shkretë i vranë burrin dhe si mos mjaftonte, ja akuzuan edhe djalin për vrasje. Turp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *