• |
ide | kryesore

Zbulohet detaji që ndihmoi policinë të identifikonte vrasësit e Jurgen Kurtit

Lajme, Të fundit



Dalin detaje të reja nga vrasja e Jurgen Kurtit dhe për mënyrën se si policia ka mundur të identifikojë autorët bashkëpunëtorë në këtë krim. Ditën e ngjarjes mjetit tip “Benz” ngjyrë gri me të cilën iu bë atentati Jurgen Kurtit, i kërkuari i katërt nga policia K.B, i ka mbivendosur targa false.

Pas ngjarjes mjeti është ndjekur nga kamerat e sigurisë dhe është kapur duke u futur në një rrugicë ku ka hequr targat false për të vijuar të qarkullojë me targat e veta. Ishte pikërisht ky detaj që ndihmoi policinë të identifikojë pronarin dhe me pas 3 miqtë e tij tashmë të arrestuar: Elsi Levendi lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë, Olsi Qalliaj 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos dhe Alesio Berberi 33 vjeç lindur në Patos dhe banues në Patos, Fier.

Rolet e bashkëpunëtorëve në krim
Ditën e vrasjes pranë banesës së Kurtit qëndronte personi që e ndiqte në këmbë 21-vjeçari, Elsi Leventi. Edhe momentin e vrasjes 21-vjecari ka qenë i pranishëm në zonë dhe dyshohet se ai ka njoftuar ekzekutorët për mbërritjen e Kurtit pranë pallatit. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë policia ka ndjekur lëvizjet e 21-vjeçarit dhe të makinës dhe është parë se pas atentatit ata janë takuar. Pas identifikimit të personave ata janë vënë në përgjim dhe janë arrestuar.

Arma, makina dhe sendet e tjera të sekuestruara nga policia janë gjetur ne banesën e Alesio Berberit. Të 3 të arrestuarit kanë mbajtur qëndrim mohues para policisë dhe nuk kanë pranuar përfshirjen në këtë ngjarje. Ata rezultojnë të jenë me arsim 8 dhe 9-vjeçar dhe të papunë, çka rriten edhe më tej dyshimet për veprimtarinë e tyre.

Arrestimi i autorëve të dyshuar
Tre personat e përfshirë në vrasjen e menaxherit të VIP-ve janë arrestuar në Tiranë ditën e djeshme duke udhëtuar me makinë. Në polici ata nuk kanë pranuar akuzat dhe nuk kanë dhënë detaje.
Te rinjtë e kanë ndjekur për disa ditë Jurgen Kurtin dhe janë kapur nga kamerat e sigurisë duke udhëtuar me mjetin “Benz” që u përdor edhe ditën e vrasjes. Policia deklaroi më herët se gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e këtyre shtetasve gjeti dhe sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze.

Gjithshtu u gjet dhe një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një sasi prej 2470 Euro e lekë shqiptare, 13 aparate celular, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike.

Përgjimet ndaj autorëve
Gjatë kohës që të rinjtë ishin në përgjim mes njëri-tjetrit të rinjtë kanë folur për një shumë parash që do të merrnin për “punën” e kryer. “Ke folur për ato lekët?”, “Kur do i marrim ato lekët?” Janë këto disa prej bisedave të përgjuara mes tyre.



1 Comment

  1. Unë habitem si të gjitha mediat e tv flasin për vrasjen e një rrugaçi e krimineli por kam edhe një pyetje çfarë përfitimi i sjell shoqërisë gjithë ky interesim.
    Hipokrizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *