• |
ide | kryesore

Brexit/ Deputetët britanikë refuzuan për herë të tretë marrëveshjen e May-it

F1



Deputetët britanikë votuan për hedhur poshtë “Marrëveshjen e Tërheqjes” të kryeministres Theresa May.  Në kampin e refuzuesve numërohen 344 vota kundër, ndërsa legjislatorët që e përkrahën qendrojnë në një minorancë prej 286 votash.

Për herë të tretë radhazi, në Dhomën e Komunëve nuk u arrit të miratohej seksioni më i kontestuar i “paketës May”, që përfshinte rregullat për respktimin reciprok të të drejtave të qytetarëve britanikë dhe të atyre evropianë, kufirin mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, si edhe vendosjen e një periudhe te mjaftueshme tranzicioni deri në shkëputjen përfundimtare të vendit nga Unioni.

“Ne duhet të pajtohemi me një mënyrë alternative,”- u shpreh May pas disfatës së saj të tretë duke pranuar humbjen. “Të hënën kjo shtëpi do të vazhdojë procesin. Ndiej se po i arrijmë kufijtë e procesit të negocimit në këtë shtëpi,”-  shtoi May, duke kujtuar se Parlamenti kishte hedhur poshtë të gjitha variacionet e marrëveshjes së vetme të vlefshme në tryezë deri më tani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *