• |
ide | kryesore

I dëmtuar ose jo Ngo’o nuk udhëton në Laç: inati i dhomave të zhveshjes, në kthimin e Kupës

Sport



Ndeshja e kthimit të cerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë mund të kishte krejt tjetër atmosferë, kur të parën e ke humbur 3-0, por gjërat kanë ndryshuar rrjedhë, jo qëllimisht, por natyrisht në mënyrë fondamentale, duke e ndezur sfidën e kthimit të mërkurën në Lac. Ajo që ndodhi në hyrjen e dhomave të zhveshjes, me një përleshje agresive të shkaktuar nga sulmuesi i Tiranës Micheal Ngo’o dhe presidenti i kurbinasve Pashk Laska nuk mund të fshihet lehtë dhe aq më tepër në harkun e tre ditëve.

Të karikuar nga ngjarja dhe një rivalitet i agravuar tashmë, tre gola mund të mos mjaftojnë për ta konsideruar një ndeshje të mbyllur. Bardhezinjtë kanë shpejtuar menjëherë të japin sinjalin e një përmbysje: shumë e vështirë sepse bëhet fjalë për tre gola që duhen shënuar pa i lejuar asnjë bardhebluve, por shanset rriten disi nga dëmtimi i qendërsulmuesit kryesor të Tiranës Ngo’o i cili doli nga fushë në minutën e 49 në ndeshjen e të shtunës.

Edhe nëse do të ishte rikuperuar, vështirë se anglezi do të udhëtonte drejt Kurbinit pas incidentit në dhomat e zhveshjes. Mema nuk ka vetëm këtë dilemë, sepse për të mbrojtur 3-0 e ndeshjes së parë mund ti duhet të bëjë pa Turtullin, që gjithashtu la fushën i dëmtuar, ashtu si Fangaj për bardhezinjtë. Por kunddrejt gjithckaje që ishte menduar pas ndeshjes së parë Laci-Tirana është krejt tjetër nga një ndeshje e mbaruar dhe 90 minutat, apo më shumë, premtojnë shkëndija…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *