• |
ide | kryesore

Krizë me energjinë elektrike, Maduro vendos të mbyll shkollat si dhe shkurton orarin e punës në institucione

Planet



Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka njoftuar se për të menaxhuar krizën e energjisë elektrike do të mbyllë shkollat dhe do të zvogëlojë orarin e punës në institucione.

Përmes një fjalimi në televizionin kombëtar më 31 Mars ai u shpreh se plani 30-ditor do të ndihmojë në përballimin e problemeve të lidhura me rezervat e ujit. Nga ana tjetër, lideri opozitar Juan Guaido ka kërkuar zhvillimin e protestave si dhe është shprehur se mosmenaxhimi i mirë dhe neglizhimi i infrastrukturës janë shkaqet kryesore të kësaj situate.

Maduro nga ana tjetër pretendon se sabotazhi i Shteteve të Bashkuara dhe kundërshtarëve politikë kanë nxitur këtë gjendje. Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 50 shtete kanë njohur Guaidon si president të përkohshëm.

Mirëpo Rusia, së bashku me Kinën, mbështesin Maduron dhe kanë ofruar ndihmë ushtarake dhe financiare për shtetin e Amerikës Jugore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *