• |
ide | kryesore

Sarri ironizon koret ofensive, tifozët e Chelsea përgjigjen: “Je delirant”…

Sport



“Në fundin e ndeshjes mund të thonë çdo gjë, por gjatë ndeshjes do të duhet të ndihmojnë lojtarët. Kemi fituar 33 ndeshje në sezon. Kaq mirë besoj se ka bërë vetëm Mançester Siti”. Këto janë fjalët e Maurizio Sarri në përfundim të fitores së vuajtur të Chelsea përballë Cardiff. Teknikut italian nuk i kanë pëlqyer koret që të gjithë tifozët londinezë i kanë kënduar kundër, gjatë gjithë ndeshjes.

Në portalin Redit në internet, një fans madje ka kërcënuar trajnerin: “Sarri lufton kundër nesh? Nuk mendoj që do të përfundojë mirë për të”. Një tjetër, përkundrazi, është treguar më i butë. “Dhe çfarë do të duhet të bëjmë atëherë? Të kthehemi në shtëpi dhe të shpresojmë që gjërat do të përmirësohen vetë?”. Por ka dhe nga ata që kanë shkuar dhe më rëndë në nivelin personal: “Nëse mendon që “Sarri ik” këndohet sepse nuk do të fitojmë kampionatin, atëherë je delirant”.

Kuptohet që tensioni ka arritur në nivele shumë të larta. Përtej vendit të katërt, ajo që djeg më shumë janë humbjet me United dhe Tottenham, që janë vetëm një pikë larg. Kushedi nëse arritja e Champions sezonin e ardhshëm ndoshta mund t’i vërë gjërat në vendin e vet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *