• |
ide | kryesore

Analiza e shifrave/ Çfarë tregoi sondazhi italian?

Arkiva, Kryesore



Sondazhi i IPR Marketing dhe RTV Ora nxorri disa rrezultate shume interesante që meritojnë patjetër koment. Duke qenë se është një nga anketimet më me reputacion në vend shifrat e të cilit në një kohështrirje të gjatë janë mbështetur nga rezultatet konkrete të zgjedhjeve ai shërben si një pasqyrë e parë për të bërë një radiografi të thelluar të gjendjes aktuale.

Gjëja e parë që bie ne sy është fakti se asnjë nga liderat e partive kryesore nuk gëzon një popullaritet të respektueshëm dhe të gjithë pa përjashtim marrin më shumë nota negative në vlerësimin e punës së tyre. Vetëm 29.5% e shqiptarëve të anketuar mendojnë se puna e Edi Ramës dhe qeverisë së tij është pozitive. 34.7% mendojnë të kundërtën. Kurse kur është në pyetje Lulëzim baha ky rrezultat është edhe më i thellë: 49.3% e të anketuarve e gjykojnë negativisht veprimtarinë e Bashës, ndërsa vetëm 13.7% janë pro tij. Diferenca tëk Monika Kryemadhi bëhet marramendëse 57.2% të shqiptarëve e kanë vlerësuar negativisht. Vetëm 8.2 % e tyre kanë mendim pozitiv. Interesant është fakti se mbi 30 % e të pyeturve janë indiferentë. Kur vlerësojnë punën e këtyre liderve ata përgjigjen ose nuk e di, ose nuk kamë as mendim pozitiv as negativ.

Po çdo të thotë kjo?

Së pari kjo tregon se udhëheqësit që kanë kapur partitë duke i kthyer në ndërmarrje private kanë shumë më pak mbështetje sesa elektorati tradicioana i forcave që përfaqëssojnë. Ky motiv, pra fakti se vendimamrrësit për kurset politike të partive mbartin shumë dyshime edhe brenda forcave të veta si dhe fakti tjetër se numri i indiferentëve është shumë i madh shpjegon në një farë mënyre, mungesën e shpresës dhe besimit e cila konvergon tek shifra alarmante e shqiptarëve që duan të braktisin vendin, plot 62%.

Gjithë kjo trupë e madhe dhe alarmante tregojne se pjesa më e madhe e popullësisë po aq sa është e zhgënjyer nga qeverai e Rilindjes po aq nuk sheh dhe ndonjë shpresë për ndonjë ndryshim për mirë. Prandaj zgjedh largimin.

Efekti që ka pasur djegja e madateve

Një pikë shumë interesante ishte edhe ajo e testimit për herë të parë e aksionit opozitar për djegjen e mandateve. Pyetjes: “Në shenjë proteste, opozita ka braktisur parlamentin dhe i ka dorëzuar mandatet e deputetëve. A pajtoheni apo nuk pajtoheni me vendimin për dorëzimin e mandateve”, 61.1% e qytetarëve shqiptarë i janë përgjigjur negativisht. Vetëm 18% pajtohen me vendimin e opozitës për djegien e mandateve, ndërsa 20.2% janë shprehur se nuk e dinë.

Po si mund të interpretohet ky rezulat që në pamje të parë uket si një goditje plebishitare kundër aksionit opozitar? Natyrisht akti eksrem dhe radikal i opozitës nuk është nga ato gjeste që mund të marrin mbështetje të madhe popullore. Pjesa gri e elektoratit më shumë se sa ta kuptojë apo mbështesë i trembet rrëmujës dhe kaosit. Po nëse ka një vështrim opzitiv ai duhet parë tjetërkund: Po të mendojmë se qëllimi i opozitës me djegjen e mandateve ishte të nxirrte mbretin lakuriq, pra të lejonte shqiptarët të shihnin cullak qeverisjen e Ramës. PD dhe LSI, pavarësisht se masat e tyre raduikale nuk miratohen nga shqiptarërt, e kanë arritur qëllimin e tyre. Sot Qeveria në sondazh del me një mbështetje më të zezë se kurrë. Vetë Rama dhe socialistët janë shumë larg rrezultatit të 2017, që i lejoi ta kishin tepsinë vetëm për vete. Sot Rilindja nuk është më shumicë në këtë vend. E ndioshta për këtë ka shërbyer edhe djagja e mandateve (Tabela poshtë).

 

Kush i fiton zgjedhjet nëse mbahen?

Pjesa më interesante gjendet në pyetjen hipotetike se si do të votonin shqiptarët sot nëse do të kishte zgjedhje lokate apo politike. Lajmi i parë që del është se një bashkim i dy partive më të mëdha të opozitës do të sillte automatikisht një përmbysje pushteti që do ta çonte PD+LSI në kuotat e 53% të votuesve. në këto shifra shihen dy fenomene. I pari se PD ka rikuperuar ndjeshëm në krahasim me rrezultatin e 2017 dhe po arrin ti mbledhë 200 mijë votuesit që la rrugëve dhe e dyta se megjithëse është akuzuar si parti klienteliste që nuk funksionon dot jashtë pushtetit LSI, ka konsoliduar një elektorat stabël. Këto shifra në fakt duken kontradiktore me nismën për të djegur mandatet, por kjo është një histori ku pastaj ngërthehen fenomene ekstraelektorale(Tabela poshtë).

©Lapsi.al

 

 



15 Comments

  1. Une per vetet kur sdo ta votoj Lsi, parti socialiste me bindje socialiste, por kunder socialisteve, per mua eshte parti per te ngrene asgje me shume,nqs neser pd do vi ne pushte (qoftelarge)atehere Lsi do kerkoje gjysmen e tepsise, llagjike se ndryshe nmuk mund te qeverise Pd.
    Ne nuke duam poziten se ka vendosur taksa, pa taksa ska zhvillim edhe nuk ka fillim te mireqenies, sa do e veshtire eshte ajo ne fillim, por behet akoma me e veshtire kur hedhim shtylla tensioni apo ujsjellsa apo ura ne ere, qe na duhet te paguajme akoma me shume, per mua te ri si shba, vetem 2 parti PS edhe PD, keto te voglat duhet zhdukur se vetem tepsi jane asgje me shume

  2. Qellimi i vetem i djegjes ishte koagulimi i votes se djathte, si rruga per te mundur ramen, ajo u arrit. Te shohim nese do cedojne ne fund per shkak te aleances me lsi. Deri atehere, ne sulm cuna te blejme sa me shume.

  3. Po ja qe fitues del pd dhe lsi, pse nuk futen ne zgjedhje e thote dhe sonazhi qe jane fitue, madje Mona duhet te jete shume e lumtur qe Lesh e lija ska rene ne %. O nipce i tragjasit e ke lexu drejte sondazhin, fitorja eshte nje hap larg. Pika mu ne koke populli sdo te shikoi asnje nga politikanet qe kane 30 vjet me sy, jo analizat idiote tuajat qe Mona dhe Basha bashke fitojne zgjedhjet, ca ka qe nuk kuptohet Rama qendron ne pushtet se eshte Mona ne krye te protestave per vjedhjen e votes, krimin dhe korrupsioni, po ka demokrate te vertete qe voton te vij Mona ne pushtet.

  4. SONDAZHI TREGOI QE TE GJITHE JANE KURVA DHE NA RRUAJTEN KARIN . KETA NUK DUAN NDRYSHIME , KETA KERKOJNE TE NA MBAJNE TE NENSHTRUAR DHE NE VARFERI NE MENYRE QE TE MBRETEROJNE NE QETESI DHE NE PAFUNDESI . ROPT KASTES SE KURVAVE POLITIKE . O POPULL ZGJOHU !!!!!!!!!!!! MJAFT NE ROBERI !!!! JA VDEKJE JA LIRI !!!!!

  5. Numrat tregojne qarte mospranimin e thelle we elektorati ka per bojkotin si dhe mosbesimin skajor kunder mones dhe lulit. Te tjerat jane antipasta qe lapsi i servir me zor lexuesve

  6. Edhe pse njerezve ju ka ardh aty ku nuk mbane me rilindjen , prape sondazhi tregon se opozita nuk eshte dhe nuk mund te jete e besueshme po nuk bojkotoj zgjedhjet lokale dhe po nuk keroi te beje ndryshime ligjore . Gjithe te tjerat jane dokrra hini .

  7. Ne levizjet politike, per ta cuar me perpara me reforma demokratike, e jo te kamufluara, qe populli te vuaj ekonomikisht, politikisht e moralisht, si ne kete gjendje qe e ka cuar rilindja e qelbesirave, eshte koha per ndryshim, e kthese nje here e mire ne rrugen demokratike e popullore te zhvillimit e te drejtave te njerezve. Sot, me politikanet e ketij pushteti, qe i bejne te gjithe fajtore, e hajdutete, duke qene vete primaret e se keqes qe e kane cuar kete popull, kerkojne statukuo, qe te rrijne e ta mbajne sa me shume pushtetin sepse keshtu i komandon mafia e bemat e tyre qe nuk i kane mbaruar e cuar deri ne fund. Kryesore , dhe imediate sot per ne eshte largimi me cdo kusht i Rames si qelbi i infeksionit politiko shteteror i vendit. Gjithmone pas nje revolucioni, pushteti i aredheshem do, s;do do beje ndryshime e perparime te jetes e punes se njerezve. Pranda, nese qendroni se ky, ai, e kjo politike jane njesoj, i vini kapakun e thoni ,,,rrofte diktatori, e rrini ne mjerimin qe ua ka sjelle ne cdo shtepi ,..

  8. O mjeran te majt sa her ka qeveris e djathta gjepat tone kan qen plot prandaj mos u smurni kot por luteni zotin te behen zgjedhje sa me shpejt.

  9. Vetë sondazhi krijon kontraditë dhe duket i pabesueshëm. Sipas këtij palo sondazh pa logjikë, na del se PD dhe LSi nuk i duan , por po të votohej ato fitojnë. Kjo nuk ka sens. Duket si Abrakadabra-t që i trumbeton Naltgjatësia e tij. Përsëriteni sondazhin , se ndoshta u luan mendja disave dhe ikin për lesh.

  10. DUAM NDRYSHIME RRENJESORE . VOTA E LIRE DHE E DREJTE E BENE POLITIKANIN SHERBETORIN E POPULLIT DHE JO ANASJELLTAS .

  11. Po ta lexosh edhe njeher cfar ke shkruar do e kuptosh sa trash I ke bere llogarite. Njeher thua ka rikuperuar pastaj thua pd dhe lsi e mundin. Njeher thua u shtuar camerit ne diber qe Jane me oposites aktualisht e pastaj thua qe u blene votat ne fund sipas osbe qe se thot kurkund. Si ideator dhe partizan I kesaj idiotsie politics te mirkuptoj kur shkruaj por do te te kerkoj sinqerisht qe ne krye te shkrimit te thoje po shkruaj per idiote dhe budallenjte qe Mos te harxhojme kohe te te lexoje jo per te kuptuar ndonje gje por per te te kapur ne cabinet trashanike te logjikes tende. Te pafte e jotja Andi Bushati kur Para ca vitesh cirreshe kinder bashes dhe monikes e ata kunder teje e Tani I shef si shpetim I kombit. Populli thot po sbere hajer per shtepine e familjen tende sben dot per asnje e ti fatkeqesisht I perket kesaj kategorie

  12. Që nga përzgjedhja e fotove të tre liderëve, kuptohet kjartë se Bushati, ndonëse ka ekspozuar tek Lapsi më së shumti foto të Ramës që i afrojnë karrikaturave të Kapexhiut apo të ngjashëm me ate të Musolinit, këtu na e ka nxjerrë portretin e tij “të qeshur e të lumtur”. Një detaj i vogël që shpreh mendimin e fshehur që ai ka për rrëzimin e “kastës” së demokratëve, siç u shpreh Spiropali.
    Pra i jemi kthyer edhe njëherë 1945, kur qeveria diktatoriale enveriste , zhduku kastat “reaksionare” të elitave intelektuale nacionaliste e të shtresës së pasur që po i gëzohet adhuruesja e Skënderbeut.
    Është interesant që pikërisht Lapsi i Bushatit që ka nxitur më së shumti dorzimin e mandateve të opozitës, evidenton me kënaqësi sondazhin se 61% e shqiptarëve qenkan kundër këtij veprimi të opozizës.
    Llogjikisht, pas skandalit të madh të kanabizimit të gjithë Shqipërisë në vitet 2016 -2017, e trafikut me qindra tonë të tij në Europë apo pas rezultatit të ligjit të dekriminalizimit që evidentoi vetëm tel PS njerëz me të kaluar kriminale si deputetë, ministra e kryetarë bashkie, edhe pa ato 20% që shitën votat apo edhe 40% të tjerë që të trullosur nga propogandat mediatike nuk morën pjesë në votime, shtuar këtu edhe qindra mijë të rijtë e emigruar, duhej që shqiptarët nëse kanë një shoqëri të formuar e emanciçuar demokratike, duhet ta kishin nxjerrë PS në një minorancë të papërfillëshme.
    Moralisht e llogjikisht , por edhe ligjërisht (nisur nga nga ato çka përmenda më sipër), ishte paradoksale që PS të dilte me një shumicë me 74 deputetë në parlament. Nuk u mjaftua PS edhe me këtë shumicë fiktive, por mbrenda dy viteve bleu edhe 4 deputetë të tjerë duke kaluar në 78 deputetë.
    Oreksi vjen me të ngrënë, thotë një fjalë e urtë.
    Pasi e pat dyfishuar numurin real të deputetëve në rrugë korruptive, duke përfituar nga dorzimi i mandateve të opozitës, pikërisht për blerjen e votave, e ka çuar deri tani numurin e deputetëve të blerë deri në 100.
    “Krimi më i madh” sipas disa dipllomatëve të huaj, nuk paska qene krimi i organizuar që bashkëpunon me qeverinë në blerjen e votave me para droge, po se pse opozita u largua nga parlamenti.
    Shqiptarët të mësuar që në 5 dekadat e diktaturës që marin si orientim ate çfarë shkruajnë gazetat, kur lexuan në këto gazeta se “BE e SHBA” e paskej “dënuar” opozitën që lëshoi mandatet, pa e vrarë mendjen për shkaqet, përsërisin në sondazhe ato që lexojnë në gazetat e televizionet zgjatime të ERTV.
    Në fakt është plotësisht e vërtetë e këtë e pranon edhe opozita, që veprimi i saj ishte një veprim ekstrem, e kjo është arsyeja që në sondazh është votuar në shumicë kundër këtij veprimi, duke i injoruar shkaqet.
    Kur sondazhi pyet për nivelin e krimit e të korrupsionit, shumica pohon se këto fenomene janë shtuar me këtë qeverisje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *