• |
ide | kryesore

Sondazhi i RTV Ora/ Si do të votojnë shqiptarët në zgjedhjet e 25 prillit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rtv Ora dhe Antonio Noto publikuan rezultatet e sondazhit të dytë kombëtar për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas të dhënave PS do të merrte nga 41 në 45% të votave ndërsa Partia Demokratike nga 34 në 38% të votave.

Sipas Antonio Noto në krahësim me një muaj më parë është vënë re një afrim mes dy partive kryesore pasi PS ka njohur një rënie të lehtë ndërsa PD është rritur. LSI ka nga 8-12% të votave, por ka një rënie të lehtë.

Sipas këtij sondazhi PDIU merr 1-3% të votave. Nëse do të kishte një mbledhje të votave koalicioni opozitar merr nga 43 në 53% të votave. Të pavendosur janë 27%.

Metodologjia e ndjekur është e njëjtë me sondazhin e parë. Janë pyetur 2000 persona. Intervistat janë kryer me celular dhe telefona fiks. Është kampion përfaqësues i popullsisë elektorale në Shqipëri. Marzhi i gabimit është 3%. ©LAPSI.al



8 Comments

    1. Te pavendoaurit ne kete vend jane rreth 50%, o karuc!
      Perderisa ne cdo zgjedhje ka pjesemarrje me rreth 45% te shqiptareve!!!!!

    1. Po as ne leter nuk e Kane se me ket rrezultat prape fiton Rama me 71 + prandaj me duket se ilir Meta dhe Sali berisha Jane terbue perseri dhe I thone Amerikes mafja nderkomtare hajdute ne burg Rrofte Shqiprija Amerika dhe Evropa ????????????

  1. Sapo ka filluar ngjitja e pd dhe partive opozitare. Programi, takimi me njerezit, organizimi kapilar i cdo njeriu ne opozite dhe shpallja e kandidateve do te garantojne nje fitore te sigurt te kampit opozitar. Opozita ka nje oferte te qarte per cdo qytetar qe qe nuk mund te injorohet.

    1. Oferta e opozites eshte shume e qarte sepse ka ne perberje Ndoken, Mediun, Shehin, Dulen apo Idrizin. Nuk e di se nga cfare rrangalla magazinash i kane gjetur per tju siguruar fitoren.

    2. Pooo patjeter. Gatimet a lulit ne shtepi, lexini perrallave naten ne krevat, pazari qe i ben teta Veres keto ponqe kane pasur ndikim. Hajde kara e ca karash, i gjati punon 24 ore kta keaqen me sondazhe qe i ujdisin vete. Do cohen me temperature ne date 26 dhe sja ka askush fajin por vetvetja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *