• |
ide | kryesore

Europol godet mafian shqiptare në katër shtete, arrestohen 64 persona

Lajme, Të fundit



Gjatë datave 3-5 prill janë arrestuar 64 persona, të dyshuar si anëtarë të mafies shqiptare.

Lajmi u bë i ditur nëpërmjet një njoftimi nga Europol, ku shkruhet se ata u arrestuan gjatë një operacioni të shtrirë në Belgjikë, Francë, Itali e Holandë, ku u përfshinë rreth 600 agjentë.

Të arrestuarit akuzohen për një sërë veprash, si prodhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike, trafik i qenieve njerëzore, prostitucion dhe pastrim parash.

Sipas Europol ata besohet se kanë menaxhuar të paktën një duzinë plantacionesh të kanabisit të shpërndarë në të gjithë Belgjikën dhe në veri të Francës, ndërsa disa të tjerë dyshohet se janë përfshirë gjithashtu edhe në një rast të trafikimit të qenieve njerëzore në Francë.

55 persona u arrestuan në Belgjikë, 7 në Holandë dhe 2 të tjerë në Francë.

Në njoftim thuhet gjithashtu se shumë shpejtë pritet të ndodhin të tjera operacione të këtij lloji.

“Krimi i organizuar shqiptar vazhdon të mbetet një shqetësim për vendet në Evropë. Në mars, ekspertët mbi krimin shqiptar u mblodhën në selinë qendrore të Europol në Hagë për të diskutuar mënyrat për t’i trajtuar më mirë këto klane të dhunshme të mafias. Operacionet e mëtejshme të këtij lloji pritet të ndodhin në të ardhmen e afërt” thuhet në njoftimin e Europolit.



3 Comments

  1. Po! Pastaj denojini me 4 a 5 vjet se dalin prape cunat, me rotacion..
    Pastaj vazhdoni te mos investoni ne Shqiperi dhe prisni qe hallexhinjte te behen ushtare dhe me pas bosa droge te “Evropes” suaj te ndritur qe perdor vec kokaine dhe hashash!!

  2. Këta ishin ambasadorët e Ramës nepër botë, që u dërguan nga yesmeni Saikeq Tahiri dhe në vazhdim. Gjynah që i kapën, sepse na demoralizojnë në eksportin e krimeve. Apo nuk jemi në prag zgjedhjesh dhe na duhen para, or ti. Po jemi edhe në prag të hapjes së negociatave, more aman! Ç’ bëhet kështu? Ku vemi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *