• |
ide | kryesore

Kastrioti si Inter, Devolli: “Është një skuadër e çmendur”

Sport



Një fitore me përmbysje dhe një performancë e denjë për ta quajtur e çmendur nga tekniku Bledar Devolli. Dy gola në pjesën e dytë kanë fshirë avantazhin e Shkurtaj, duke i dhënë fitoren 2-1 Kastriotit, që ngushton tashmë hendekun me zonën e shpëtimit, piëkrisht përpara një ndeshje vendimtare si ajo në mesjavë me Luftëtarin, përsëri në shtëpi.

“Këta djem, kjo skuadër është një skuadër e cmendur – tha Devolli – As unë nuk e di ku i ka limitet kjo skuadër. Por duhet të punojmë menjëherë, që nesër, sepse të mërkurën kemi një ndeshje që vendos shumë për ne”.

Me golat e Roger dhe Ndrecës në minutën e 63 dhe 89 krutanët kanë përjetuar një nga ato ndeshje, që rrisin besimin në 9 ndeshjet e mbetura deri në përfundim të kampionatit, një nga të cilat është me Kazmën.

“Jam shumë i kënaqur me atë që treguam – tha Roger, autori i golit të parë të Kastriotit -. Bëmë një ndeshje shumë të mirë dhe më vjen mirë që shënova gol për tre pikë të rëndësishme të Kastriotit. Tani shohim përpara për të arritur objektivin që është mbijetesa”.

Me 27 pikë Kastrioti ka vënë nën presion Luftëtarin e Tiranën me të cilët do të vazhdojë të diskutojë qendrimin në Superiore, por java e ardhshme duket se do të jetë vendimtare për fatet e skuadrës së Devollit, që duhet të sfidojë direkt gjirokastritët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *