• |
ide | kryesore

Basha zbulon “lojën” e Veliajt: Pallate 10-katëshe në zonën e Universitetit Bujqësor

Lajme, Të fundit

Gjatë bashkëbisedimit me fermerë të Luzit të Vogël, kryetari i PD-së Lulzim Basha bëri akuza të forta ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

“Kjo është emergjencë kombëtare, por jo për sejmenin e Ramës Erion Veliaj, i cili pasi u kap duke shmangur shtratin e Lanës për ndërtimet e trafikantit, tani po shkatërron investimin 50-vjeçar të Universitetit Bujqësor, për t’i hapur rrugën një lagjeje me pallate të reja 10-katëshe për oligarkët” – tha Basha.

“Në vend që të fuqizohet, i vetmi universitet bujqësor që ka vendi, në vend që të fuqizohen fakultetet e tij, veterinaria, agrobiznesi, ça bëjnë, shkojnë dhe për të vjedhë tokat e pronarëve aty – e keni pa çfarë bëhet apo jo – duan t’i marrin fidanishten dhe duan të prishin projektin e Universitetit Bujqësor të Kamzës. Shikoni çfarë banditësh kemi në krye.

Nuk mjaftohen që u kapën duke vjedhur tek Unaza e Re, nuk mjaftohen që u kapën duke prishë rrjedhën e Lanës, që ai trafikanti i drogës të ndërtonte 60 milionë euro pallate, por tani duan të prishin Universitetin.

Do ndërtoheshin aty dy fakultete të reja, por shkon ky sejmeni i Edi Ramës, i lavatriçes së pastrimit të parave të pisëta, Erion Veliaj, dhe thotë: do ta marr unë këtë tokën. 200-300 metra më andej, po ta shtyjë projektin e shkollës, mund të bëhet edhe shkolla, edhe të mos cënohet plani i universitetit, masterplan që e ka firmosur vetë kreu i qeverisë.

Por jo. Sepse plani nuk është për shkollë. Puna e shkollës ishte loja. Ai do të bëjë shkollën aty, që pastaj, në gjithë pjesën tjetër, të ndërtojë pallate 10-katëshe. Hajdutëri që shkatërron një investim 50-vjeçar, Universitetin Bujqësor të Kamzës” – tha Basha.

Universiteti Bujqësor proteston prej ditësh kundër ndërtimit të bashkisë së Tiranës. Kjo e fundit thotë se hapësira është blerë nga bashkia nga privatët, por Universiteti thotë se e ka përdorur këtë hapësirë prej vitesh. Bashkia do të ndërtojë këtu një shkollë të mesme me PPP duke i dhënë një pjesë edhe privatëve nga hapësira e saj. ©LAPSI.al

9 Comments

  1. Ju deklaraut para 2 javesh se ‘ VELIAJ DO NDERTOJE KULLA TEK TOKA E GARDES SE REPUBLIKES’ dhe doli qe ishte genjeshter.
    Tani po genjeni prap se do ndertohet nje lagje me kulla nga oligarket tek Universiteti Buqesor ..
    Pse genjeni kaq shume ? Ju ka dale boja fare. Jeni bere si ato grate e keqija.

    NA NXIRR NJE FAKT NJE DOKUMENT QE VELIAJ DO NDERTOJE KULLA TEK UNIVERSITETI BUQESOR.
    Keto deklaratat jane thjeshte per te karrikuar simpatizantet e PDs per protesten e rradhes

    1. nuk gjenden-ik shko thithi ilir metes pallen ne lalz siq i thithi rama,se po nuk shkove negjmija te qon frrokun,roshin,ndoken,prengen,gjelilin,rrahmen e regjep rrahjen,artur bushin e te perdhunojn ter familjen femij ,gra,nena e motra ju bejn treshe.ik tash pirdhu.

  2. Kur beri fushaten per kryetar bashke, ky i bukuri i sektit e 99 shi, pati thene qe asnje ndertim nuk do behet ne Tirane, e prrocka e genjeshtra te tjera ashtu si dine vetem keta. Por c’ndodhi? A se kini pare planimetrine tek liqeni? Po ate tek te teatri kombetar, po tek bregu lumit, po per qark Tiranes? Po cdoni me shume ore qorra te semure te semajtes se deformuar qe kemi ne krye bandite, e ozurpatore te shkaterrimit te jetes se ketij populli e prape na i ferkoni koken ketyre gangestereve rilindas, qe s;po lene gje pa bere, e prape na hiqen si te virgjer, te ndershem. kete e bejne me shume se jane dhelperake, e qe te vrasin naten, e te qajne diten.

  3. Basha dhe ju gjithe plehrat, zhulsat, bajgat e shpellave harruat se ju i vute zjarrin I.L.B. sapo moret pushtetin duke djegur biblioteken dhe tere fondin e saj te te vetmit universitet ne Shqiperi qe e njihte e gjithe bota.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu