• |
ide | kryesore

Cassano sulm frontal Icardi: “Lautaro është më i mirë”…

Sport



Antonio Cassano është tifoz zikaltër dhe ky nuk është një mister. Edhe që ish-sulmuesi i kombëtares është ngacmues në deklaratat e tij nuk është çudi. Por këtë herë në shënjestrën e Cassano ka përfunduar sulmuesi i Inter Mauro Icardi, për të cilin mendimi nuk është ndër ato më të mirët: “Ai është si Inzaghi, nëse nuk bën gol, nuk e merr kurrë – ka thënë Fantantonio në programin e Mediaset “Tiki Taka” – Sipas meje Spalletti i pëlqen më tepër një lojtar si Lautaro. Sa për Icardi, ai është një që bën gol, kjo nuk ka diskutim, por trajnerit i pëlqejnë më shumë sulmuesit që luajnë me skuadrën si Dzeko, Benzema apo Leëandoëski. Ka njerëz që bëjnë gol dhe ka lojtarë të ndryshëm që bëjnë gol dhe luajnë edhe me skuadrën”.

Kuptohet qartë nga ky pozicionim se argjentinasi nuk është i preferuari i tij, por Cassano shtyhet edhe më tej: “Inter luan me 4-2-3-1 që do të thotë se ka vetëm një sulmues: Icardi nuk mund të luajë me Lautaron. Nëse varet nga Spalletti, ai do të luajë me Lautaro, që ka bërë shumë mirë dhe, pavarësisht se është 20 vjeç, duhet të luajë gjithnjë sepse është më i fortë se të tjerët”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *