• |
ide | kryesore

Kriza politike, zyrtari amerikan 100 minuta kokë më kokë me Edi Ramën

Lajme, Të fundit



Rreth 100 minuta ka zgjatur takimi kokë më kokë mes Edi Ramës dhe  zv/ ndihmës sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer. Ende nuk ka detaje nga takimi apo se çfarë është diskutuar. Nesër  pritet që Palmer të takohet rreth orës 17:30 me presidentin Ilir Meta. Po këtë ditë zyrtari amerikan ka rezervuar takime me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të opozitës.

Zv.ndihmës sekretari amerikan Matthew Palmer, pas takimeve me zyrtarët e lartë pritet të ketë një takim me gazetarë shqiptarë. Vizita e tij në Tiranë vjen në kuadër të një turi ballkanik. Shqipëria është në një krizë politike qysh prej kohës kur opozita vendosi të digjte mandatet.

©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *