• |
ide | kryesore

Tentohet të përdhunohet një amerikane në Tiranë, 2 të rinj në pranga

Lajme, Të fundit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një nga zonat më të populluara të Tiranës mbrëmjen e së dielës. Burime nga policia e Tiranës thanë se janë vënë në pranga 2 persona pas denoncimit për tentativë përdhunimi të bërë nga një shtetase amerikane.


Ajo ka denoncuar se është ngacmuar në lagjen e vilave në zonën e Farkës, në Tiranë. Në prangat e Policisë për këtë ngjarje kanë rënë Gesjon Gjoshi 24 vjeç dhe Artur Hyka 19 vjeç.


Shtetasja amerikane ka qenë këmbësore në rrugët e Petrelës, në momentin kur është sulmuar seksualisht nga dy të rinjtë. Vajza ka njoftuar menjëherë policinë e cila më pas ka bërë edhe arrestimin e të rinjve në Farkë.

3 Comments

  1. Ne amerik edhe ta ngacmosh me fjal nje vajz, quhet ngacmim seksual. Dhe denohet me ligj. Ta gezojn cunat, mesim per me tutje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu