• |
ide | kryesore

Video/ Kthehet Gjoka, vjen fitorja: Kukësi kalon në Laç me supergolin e Limaj

Sport, Video



Asnjeherë nuk duhen hequr shpresat, për sa kohë matematika nuk e ka thënë fjalën e saj dhe tek Kukësi, e kanë perceptuar krejtësisht filozofinë. Debuton me fitore Ernest Gjoka në krye të pankinës së Bluve, duke kthyer buzëqeshjen në skuadër, pas triumfit 0-1 në Lac dhe presingut të ushtruar mbi Partizanin, që duhet ende të luajë…

Ardhja e teknikut që shpalli kampion skuadrën veri-lindore ishte tregues i një dëshire për të mos hequr dorë nga kampionati. Reagimi i skuadrës ishte, sepse mesazhi u kuptua, por misioni për tu përmbushur nuk ishte i lehtë: katër ditë më parë Teuta doli e dërrmuar pikërisht nga bardhezinjtë 5-0. Gjoka e kishte ndërtuar strategjinë, mbi domosdoshmërinë e kurbinasve për të marrë rezultatin, sepse fitorja do ta afronte jashtëzakonisht me Europën.

Starova e të tijtë ndoshta ishin përfshirë nga entuziazmi euforik, por merr humbjen e parë që kur është ulur në pankinën e Lacit. Një ndeshje e luftuar, por me pak raste shënimi, që nuk ekzaltuan askënd në stadium, deri kur Vesel Limaj nxorri nga arsenali i tij një goditje nga rreth 40 metra për të mposhtu Selmanin. E pamundur të mos e admirojë ekzekutimin e mesfushorit, pavarësisht se Laci mbetet në vendin e pestë me 41 pikë, ndërsa Kukësi në vendin e dytë me 48 pikë, vetëm 6 më pak se Partizani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *