• |
ide | kryesore

Arian Çani rrëfen çfarë ndodhi: Ledio dhe DJ Çerri shtrohen në spital

F1, Paparazzi



Moderatori i emisionit Zonë e Lirë në Tv Klan e ka nisur emisionin e së premtes me një lajm të keq. Për herë të parë që nga viti 2003 kur ka nisur ky emision atij i është dashur të bëjë pa regjisorin e tij “Ledio” i cili është shtruar në spital ditët e fundit.

Çani tha se nuk do të ketë në regji regjisorin e zakonshëm Ledion, por dikë tjetër. Çani nuk ka dhënë detaje të tjera se çfarë ka ndodhur me regjisorin e tij, por tha se edhe “DJ Çerri” është shtruar në një tjetër spital. “Nuk do vdesin” – tha me të qeshur Çani duke ngritur dorën dhe duke shtuar: “Ledio! Çerr! Nëse na shikoni…” ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *