• |
ide | kryesore

Piatek-Immobile sfidë brenda sfidës: sulmuesit janë dy gola larg rekordit dhe historisë…

Sport



Për Champions, por edhe pak për veten e tyre: Kristof Piatek dhe Ciro Immobile do të përballen sonte në Meazza në kryendeshjen e javës së 32-të të Serisë A, një Milan – Lazio që do të mund të thotë shumë në garën për vendin e katërt. Laciali ka fituar renditjen e shënuesve të kampionatit të kaluar (29 gola, si Icardi), por në këtë kampionat ka dërguar në shenjë vetëm 14 të tilla, shtatë më pak se sa bomberi polak. La Gazzetta dello Sport ka analizuar momentin e të dy sulmuesve, duke vënë në dukje mes të tjerave dhe qëllimet që do të mund të arrijnë tashmë, sidomos në rast të një dygolëshi në Meazza.

FANELLË E DYFISHTË DHE KUOTA 100 – Në rastin e Piatek, realizimi i dy golave do të thotë arritja e 10-ës në kampionat me Milanin, pas 13 me Genoa: asnjë nuk ka shkuar me dy shifra në Serinë A me dy fanella të ndryshme. Immobile, përkundrazi, sheh kuotën 100 në Serinë A me Genoa, Torino dhe Lazio.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *