• |
ide | kryesore

Chievo, rënie nga në Serie B për Champions: 25 milionë euro të ardhura

Sport



Humbja në shtëpi me Napoli i ka kushtuar Chievo rënien në Serie B. Skuadra venete kthehet në të dytën pas 11 vjetësh rradhazi në Serie A, por mekanizmat e kampionatit italian mund ti dhurojnë një ngjitje të menjëhershme në elitë. Në arkat e Campedelli janë gati të derdhen 25 milionë euro, “parashuta” e famshme që Federata Italiane e Futbollit (Figc) i dorëzon skuadrave të rrëzuara.

Cdo skuadër ka të drejtën e një shumë të përfituar, në rast rrëzimi, në bazë të qendrimit në Serie A në vitet e fundit. Ekzistojnë tre breza: A (shoqëri që rrëzohen pas një vitit në Serie A) e kanë një inkasim prej 10 milionë euro, B (shoqëri që rrëzohen pas dy vitesh, edhe jo domosdoshmërisht radhazi, në Serie A në tre sezonet e fundit) prej 15 milionë e C (shoqëri që rrëzohen pasi kanë milituar për tre vjet, edhe pse jo radhazi, në Serie A në katër sezonet e fundit) prej 25 milionë.

Chievo futet në brezin C kështu që mund të përfitojë buxhetin maksimal. Shifra nuk është e përcaktuar ende sepse kuota kompleksive e tre parashutave nuk mund të kalojë 60 milionë: në rast se kalohet (për shembull me tre skuadra të brezit C, totali 75 milionë, përqindjet e skuadrave të do reduktoheshin.

Për momentin, me Frosinone e Empoli në zonën e rënies, Chievo do ti merrte 25 milionë por, duke qenë se në luftën për shpëtim janë skuadra si Bologna, Udinese e Genoa, shifra mund të reduktohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *