• |
ide | kryesore

Durrës/ Qëlluan me armë zjarri, prangosen dy persona

Lajme



Pasi qëlluan me armë zjarri në ajër, dy të rinj janë prangosur nga Policia e Durrësit dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë. Policia raporton se të arrestuarit janë shtetasit me iniciale L.B., 21 vjeç, K.P.,19 vjeç, ndërsa i proceduari A.K.,17 vjeç. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale efektivët e qytetit bregdetar sekuestruan edhe një armë zjarri të llojit automatik.

“Arrestimi i të rinjve u bë pas informacioneve të marra nga qytetarët  se këta shtetas në “Portoromano”,  ishin duke qëlluar me armë zjarri në ajër.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *