• |
ide | kryesore

Video/ Llorente e VAR eleminojnë Guardiolën, poker i Liverpool në Oporto: përcaktohen gjysëmfinalistët

F1, Sport, Video



Emozione, gola e spektakël në Manchester, ku pas shtatë realizimesh e gati 100 minutash Tottenham rrëmben gjysëmfinalen e Champions League: në shtëpinë e City përfundon 4-3, deciziv për Spurs goli i spanjollit Fernando Llorente, pas rikuperimit të skuadrës së Guardiolës nga 1-2 në 4-2. Nuk është më pak spektakolare sfida në Do Dragao, por natyrisht nuk kishte dramacitetin e euro derbit britanik: -14 imponohet Liverpool përballë Porto, duke u bërë skuadra e dytë angleze në katër më të mirat e kompeticionit.

Champions League – Semi-finals April 30
21:00 Barcelona ? – ? Liverpool
21:00 Tottenham Hotspur ? – ? Ajax

1-0 e ndeshjes së parë në Londër, City e barazoi pas vetëm 4 minutash lojë me Sterling. E pikërisht aty nisi cmenduria në Etihad: Manchester City-Tottenham ishte menduar një ndeshje e paparashikueshme, por jo deri në këtë pikë. Katër gola u shënuan në harkun e 11 minutave: reagimi i Spurs ishte i tërbuar. Son në minutën e 7 vendosi barazinë, përpara se të shënonte edhe golin e avantazhit në minutën e 10. Por përpara se tifozët të mund të merrnin frymë, erdhi edhe barazimi i minutës së 11 nga Bernardo Silva. 10 minuta më pas Raheem Sterling kompletoi përmbysjen, duke kthyer avantazhin në favor të skuadrës së Guardiolës. Në këtë pikë, Citizens kishin nevojë edhe për një gol për tu kualifikuar e pas pushimit u duk se u kthyer edhe më të fortë me diagonalen e Agueros që shënoi golin e katërt përballë londinezëve, duke shlyer kështu penalltinë e humbur në ndeshjen e parë. Argjentinasi realizoi në minutën e 59, duke e kaluar presionin në kampin kundërshtar. Këtu u fut në lojë zemra e Spurs, fillimisht për të bllokuar presionin e vendasve, e pastaj të rrëmbenin kualifikimin me golin e Mbretit Luan. Londinezët pasi prekën fundin, u rikthyen sërisht me golin e Fernando Llorente. Sulmuesi spanjoll ngushtoi shifrat në 4-3, duke kthyer edhe një herë kualifikimin në anën e Spurs, që gjetën mbështetjen e VAR në anullimin e golit të Sterling në minutën e 92′, që do ti kishte përmbysur edhe një herë situatat.

Fitore e kualifikim për në gjysëmfinale, që u arrit me shumë thjeshtësi nga Liverpool, që goditën në Dragao me minimumin e sforcos. Reds finalizon praktikisht cdo rast të krijuar e bën festë me golat e tridhëmbëshit të tyre vrastar dhe të Van Dijk. Të fortë edhe nga rezultati 2-0 i ndeshjes së parë, skuadra e Klopp i dha shumë pak shanse portugezëve, pavarësisht supremacisë territoriale nën një shi të vazhdueshëm. Për teknikun gjerman të anglezëve rritet në mënyrë impresionuese seria fitimtare në Europë, ku nuk është eleminuar kurrë në përplasje të dyfishta (humbjet e vetme janë në finalet e Europa League e Champions). Liverpool zgjat serinë prej 17 rezultatesh pozitive mes Premier e Kupave, duke arritur në gjysëmfinale Barcelonën, në një përplasje të dyfishtë që premton shkëndija.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *