• |
ide | kryesore

Kronologjia/ Dy muaj luftë të ShBA me opozitën

Arkiva, Kryesore

Prej dy muajsh, që nga protesta e fuqishme opozitare të mes shkurtit, gjithçka shkon keq mes diplomacisë amerikane dhe opozitës. PD dhe LSI po marrin goditje të ashpra dhe të herëpshershme, të së njëjtës forcë dhe të së njëjtës ashpërsi siç morën socialistët e Ramës në janarin e 2011.
Opozita pretendon se Shqipëria qeveriset nga një pushtet i vjedhur, amerikanët e quajnë atë legjitim, opozita ka djegur mandatet, amerikanët e konsiderojnë këtë një thyerje të besimit të zgjedhësve, opozita i quan lolo të Ramës Murrizin, Hajdarin me shokë, amerikanët i konsiderojnë si minorancë konstruktive, opozita këkron çlirimin nga një regjim autarkik, amerikanët i përgjigjen se po minon ardhmërinë e vendit. Nisur nga kjo beteje që ka marrë nota që e kapërcejnë cakun e gjuhës diplomatike, Lapsi.al ka bërë një kronologji të qëndrimeve amerikane të dy muajve të fundit që kur PD dhe LSI nisën aksionin radikal.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Rënia e iluzionit për arbitrin amerikan

Po të kthehemi pas, protestës së mes shkurtit i priu një debat mes aktorëve politikë që kaploi dhe studio tevevizive, nëse dhuna është një mjet për të mbrojtur të drejtat qytetare dhe politike, apo nëse i duhet përgjigjur me dhunë, dhunës që ushtron një qeverisje.
Në këtë debat të nxhehtë nuk përtoi të përveshë llërët edhe selia e rrugës së Elbasanit. Në 14 shkurt ajo doli me një deklaratë: “Dhuna kundër njerëzve ose pronës është e papranueshme. Ne iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në protestën e së shtunës, dhe të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë, të refuzojnë dhunën”.
Protesta e mes shkurtit pati disa përplasje me policinë dhe ajo përfundoi me shkuljen e kërpudhës që qëndronte në oborrin në të majtë të kryeministrisë. Amerikanët reaguan përsëri duke bërë në 16 shkurt thirrje për qetësi: “dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme”.

Por, tonet do të ashpërsoheshin shumë më tepër pasi Lulzim Basha u shfaq beftas të dielën pas protestës për të bërë thirje për djegjen e mandateve opozitare. Nga amabasada amerikane, në 19 prill, do të vinte një nga mesazhet më të forta që janë dëgjuar ndonjëherë. Ajo akuzonte se kërcënimet e PD- LSI “po minojnë të ardhmen e Shqipërisë”, dhe u bënte apel deputetëve të mos i bindeshin lederëve partiakë: “Shtetet e Bashkuara iu bëjnë thirrje të gjithë deputetëve të ngrihen mbi sherret politike, të refuzojnë kërkesat për të braktisur mandatet e tyre”(lexo poshtë).

Reagon ambasada e SHBA : Deputetë rrefuzoni thirrjet për të braktisur mandatet

Më kot Lulzim Basha nga protesta e parë para parlamentit i sfidoi partnerët ndërkombëtarë: “Unë jam i gatshëm të bëj për ju ç’do gjë që më kërkoni , por mos pretendoni nga unë asgjë që nuk e pranojnë dot popujt tuaj”.

Kundër goditjet do të qenë edhe më të forta. Madje në fillim atyre iu duk se i printe vetë selia e rrugës së Elbasanit që shpesh ishte edhe më e ashpër se partnerët europinanë. Nëse, përshembull, ambasadorja Gjermane në Tiranë Susanne Schütz (poshte), fliste edhe për dhunë të ushtruar nga policia dhe e quante djegjen e mandatit të drejtë personale, amerikanët as nuk donin t’ia dinin për këto nuanca.

Ambasadorja gjermane: Djegia e mandateve çdo deputet merr vendim individualisht

Pas akteve radikale të opozitës duket se interesi amerikan e kaloi selinë diplomatike të Tiranës. Vetë zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, pas protestës të opozitës dhe bërjes publike të vendimit për të “djegur mandatet”, ngriti telefonin për të folur Bashwn e Kryemadhin.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha pas këtyre bisedave Zërit të Amerikës se zoti Palmer “i këshilloi” dy kryetarët e partive “kundër dorëheqjeve të koordinuara dhe në masë të deputetëve të opozitës nga parlamenti, pasi kjo do të dëmtonte përpjekjet për reforma dhe do të dëmtonte një institucion të rëndësishëm të demokracisë” si dhe të hedhin poshtë dhe të dënojnë publikisht gjithë dhunën.

Por, opozita vzhdoi në rrugën e saj të protestave dhe mosbindjes civile, gjë që e përballi me një furi më të egër përpara manifestimit të madh të 16 marsit. Ndërsa PD dhe LSI e kishin një nga argumentet e tyre kryesore në këtë rrebelim, zgjedhjet e trukuara, për të cilat kishin raportuar përpos mediave vendase edhe Zëri i Amerikës, nga ambasada u vinte si përgjigje një rrotullim i thikës mbi plagë. Ajo pohonte në 16 mars se: “njeh zgjedhjet e vitit 2017” dhe për rjedhojë dhe parlamentin e qeverinë e dalë prej tyre.

Shba: Njohim zgjedhjet, Parlamenti dhe qeveria legjitime

Madje si të mos mjaftohej me këto dukej se selia e rrugës së Elbasanit kërkonte ti thyene hundët argumentave të kësaj opozite që po lunate rolin e nxënësit të padëgjueshëm. Duke u sugjeruar atyre që dogjën mandatet “të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre”, ajo vlerësonte punën e mirë të bërë për reformën në drejtësi si dhe “përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”. Më kot raporti i Departamentit të Shtetit raportin për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve e fshikullonte Shqipërinë si vend burim për kanabisin dhe si një vend ku qe shtuar tranzitimi i drogërave të forta, ambasada i konsideronte këto si hapa para. Sepse kështu i duhej për strategjinë politike që ka zgjedhur.

Raporti i DASH: Shqipëria, gjithnjë e më shumë vend tranzit për drogat e forta

Ndërkohë që kronika që çdo aksioni të opozitës i përgjigjej një deklaratë e ashpër e amerikane vazhdonte me të njëjtat tone, në Tiranë mbërriti në kuadër të një vizite rajonale Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer. Prej bisedës telefonike që ai pati me Bashën dhe Kryemadhin në shkurt, në fillim të prillit kishte ndrshuar vetëm një element. Përpos djegjes së mandateve, PD-LSI kishin hedhur në treg edhe idenë e shkatërrimit të zgjedhjeve lokale. Gjatë një bashkëbisedimi “ON” me reporterë të shtypit shqiptar, Palmer do ta godiste fort edhe këtë opsion: “Unë do t’i nxisja të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjdhjet lokale, është diçka për të cilën partitë politike i detyrohen mbështetësve të tyre, i detyrohen votuesve të tyre, që të hyjnë në arenën politike, që të garojnë fort, të fitojnë zgjedhjet dhe të përdorin fitoren si një mjet për të përmbushur premtimet dhe vizionin e tyre për të ardhmen” tha ai.

Pa kaluar as dhjetë ditë nga ky mesazh, e ngarkuara me punë Leyla Moses-Ones, që kryen përkohësisht rolin e drejtueses së ambasadës, vazhdoi linjën paralele të shantazhit ndaj PD -LSI. Vetëm 24 orë pasi e përkëdheluara e amerikanëve, Rudina Hajdari që po kryen role që më parë nuk kanë nguruar ti juajnë Eduart Selami apo Genc Pollo, tha në parlament se opozita e re do të hynte në zgjedhje, diplomatja mbështeti në një intervistë për Zëri i Amerikës, krijimin e grupit paralamentar të opozitës së re duke thënë se “Formimi i grupeve parlamentare do të forcojë më tej aftësinë e tyre për të përfaqësuar zgjedhësit e tyre si anëtarë aktivë të parlamentit” që ajo e çertifikoi si stabil.

Ambasada e amerikane në Tiranë kundër opozitës: Nxisim këdo të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Ajo e nxiti opozitën e re të konkurojë në zgjedhet e ardhshme me një gamë sa më të gjërë kandidatësh që të përfaqësojnë sa më gjerësisht elektoratin kundërshtar me qeverinë.

Pra sikurse shihet nga kjo kronikë, në dy muaj, diplomatët amerikanë i janë qepur me bukë në trastë opozitës. Ata nuk kanë lënë pa përgjigje të ashpër, asnjë nga aksionet apo aktet e saj, nga protestat, djegja e mandateve e deri tek përligjja e sejcilit prej veprimeve që i shkojnë kundër PD dhe LSI, që nga mbështetja e formacioneve të reja që mund të marrin pjesë në zgjedhje e deri tek lavdërimet që i janë bërë përparimeve në luftën për krimin dhe korrupsionin. Duket sikur selia e rrugës së Elbasanit po përdor çdo mjet, qoftë edhe nga ato që mund të shihen me rezervë nga publiku, për të thyer një opozitë që është bërë e padëgjueshme në veprimet e saj.

©Lapsi.al

25 Comments

  1. Ambasadat janë shndërruar në zëdhënëse të zellshme të edvinit si asnjëherë më parë.

    Ata janë aq të pabesueshme nga shqiptarët saqë akush nuk e çan … çfarë thonë at.

    Dështimi i reformës në drejtsi e mbështetur nga kinezi lu dhe kokëkuqja e BE, u kanë hequr një vizë të madhe ambasadave.

    Vetëm fakti që po bëhet viti dhe akoma nuk ka ardhur zëvëndsi i kinezit lu, tregon se sa pak e rëndësishme është ambasada amerikane në Tiranë për SHBA.

  2. Po pse ça prisni ju te thone SHBA-te , mire bete qe dolet nga parlamenti ? Ajo dihej qe refreni i kesaj kenge do ishte “gabuat qe dolet nga parlamenti ” dhe “futuni ne zgjedhje ” . Opozita ka bere gjene me te duhur derime sot me daljen e saj mga parlamenti . Per kete shikoni sondazhet , deri dje pritej shkrirja e PD , sot ka kaluar maxhorance .
    Per mendimin tim dy jane gabimet e opozites :
    1 – Mos pershkallezimi i ketij misioni deri ne radikalizim , duke bojkotuar keshillat bashkiak , doreheqjen e te gjithe kryetareve bashkiak opozitar , mosbindje civile dhe ne fund radikalizim .

    2- Mos pregatitja deri tani e nje programi dhe kerkesat per ndryshime te kodit zgjedhor dhe atij kushtetues ne menyre qe ai qe do vije ne pushtet te mos sundoje por te qeverise .
    Deri tani asnje prej nesh nuk dine se çfare kerkohet dhe çfare do behet . Dhe kjo te jep pershtypjen qe opozita
    kerkon vetem rrotacion dhe jo permiresim rrenjesor te jetes se shqiptareve .

    Zoterinj te opozites , historia ka treguar qe protestat paqesore rezistojne deri ne nje fare pike pastaj shuhen , kjo vjene per shkak se njerezit stufaten dhe nga kushtet e jeteses(fukaralliku) . Ne rastin tone populli i varfer stufatet sepse jane te zhgenjyer nga kjo kaste politike , sepse nuk kane nje pike referimi , nuk dine akoma se çfare po kerkojne dhe ne fund çfare do te fitojne . Shpalos programin dhe çfare ndryshimesh do kerkosh , hidhni te zezen mbi te bardhe qe te bindesh edhe elektoratin “gri” se po beni nje gje qe eshte ne favorin e popullit she jo tuajin dhe do shikosh qe nuk ka nevoje me ti therrasesh njerezit ne proteste se ata vijne me deshire vete .

  3. Dy krye karet e rinj te grupit te shpellareve Stalin zigur xixa fax juri qe po mundohen te sqarojne opinionin se PD beri gjene me te mire qe la mandatet,por ne te vertet Rrogat i marin o rrotaKari,e dyta amerikes i ntereson mbarimi i mandatit,si arvizu me salihu burin e shtetit qe vrau kater burra,lulu ylli ne ngjitje atehere ju shpellare kaluat ne orgazem nga keto fjale,1992 rajerson bente fushate me salihun,mos e harroni ameriken o shpellare.

    1. Paska marrë mall të keq ky tastieristi Ripjerdhës që e paskan lënë dezhurn për pushime dhe sdi çfarë shkruan…

    2. Or i paemer i 18:19
      Me duket se probleme psikologjike,te sugjeroj te vizitohesh!
      Po t’spjegoj se kur e len punen,rroga nderpritet,ky asht ligji,jo se e du une!
      Dhe mendoj se ke shume probleme me racizmin.Asht e vertete se frymen raciste e adoptuan social- nacionalistet e PS-se.
      Tirana,fatkeqsisht kryeqytet,asht po prap fatkeqsisht,i te gjithe shqiptarve.
      E.Rama para se te merrte detyren e kryebashkiakut,ne nji interviste u shpreh me percmim dhe neveri:”Erdha ketu(ne Tirane)dhe degjova turlilloj dialektesh”!?
      Pra kryeqyteti duhej te kishte vetem nje dialekt dhe ky dialekt,te mos ishte verior.
      Percaktimi shpellare,u artikulu ma s’pari nga
      E.Veliaj.
      Pra nuk asht rastesi qe kete dallim e bajne vetem dy kryebashkiake,i kaluari dhe i sotmi!PERQAJ E SUNDO”
      Shqiperia po ndahet ne SHPELLARE (veriore) dhe ANTISHPELLARE(jugore)!
      Kjo asht njolla ma e madhe e rilindjes!Pasojat do t’thellohen n’qofte se vazhdohet me k’to ritme!
      Nuk na kan m’su keshtu RILINDASIT e fillim shekullit te kaluar,ato t’vertetet!?

  4. Nuk dum. Jemi shqupista e Haxhi Qamilsa.
    Qeveria amerikane asht kurve e shitun te Sorrosi.
    Sali Birisha asht demokrat i vertet.

  5. Nuk kane c’na bejne imperialistet Amerikane-qe sot po e duan shume keta morrat e kuq,bej, c’bej keta kopilat -autike-Amerikes marrin ne goje.

  6. Nuk kane c’na bejne imperialistet Amerikane-qe sot po i duan shume keta morrat e kuq,bej, c’bej keta kopilat -autike-Amerikes ja marrin ne goje.

  7. Komenti redaksional nga botuesit e Lapsit, jane mbeshtetur vetem ne theniet e qendrimet e ambasades Amerikane, si seli, se me perfaqesues dinjitoz, ka caluar shume ne qendrimin ndaj problemeve qe ka vendi yne, e kryesisht ne dekriminalizimin, e klasat e vjetra kuqalesh, qe pasi kane nderruar lekuren, fallcifikuan te kaluaren e tyre, e sot jane bere me pro Amerikanet. Kjo ka qene dobesia, e fatkeqesia e demokracise ne Shqiperi. Nese, do shprehesh qeveria Amerikane ( DASHi) me te tera komentet e shtojcat e tyre, edhe qeveria do e shihte me mire politiken e saj ndaj opozites. Kjo propagande qeveritare ka depertuar ne shume individe te europes, e Amerikes qe jane te pa informuar e analizuar per problemet tona. Sepse nuk kemi degjuar qe te flitet se sa e ka rritur ekonomine per popullin ky pushtet, sa ka rritur pensionet, sa investime kne bere, sa ka zhvilluar aresimin e shkencen ne shkolla. Degjuam DASHin qe ia xbathi qeverise te mbathurat per drogen e korrupsionin, qe e akuzonte kete qeveri si kryesore, por cfare u be? U s;fumua e u harrua, sepse problemi eshte qe kjo qeveri ka eshte te mbaje pushtetin me votat e vjedhura e te blera me para te pista.Pra, me i madh na qenka problemi i zgjedhjeve bashkiake, se sa problemi i mafies shteterore. Kete duhet te dine ambasadat, apo ato ambasadore qe per hater te ststukuose ne Shqiperi e ballkan, japin keshilla te pergjitheshme te veprimeve demokratike, qe athua, se ky popull eshte ne xhungel, e c;faredo qe thone ato gjoja na qenka ligje per ne. Populli eshte demokracia, kush sheh e punon per popullin i mbeshtetur ne ligjet e veprimet demokratike, eshte i fituari, e jo permbledhesit e artikujve, e fjaleve lajkatare qe i interesojne politikaneve shteterore.

  8. Ja shikoni komentuesit me formim ultra komunist nga krye shpellari salih agjentit te UDB Bisturia te gjithe me nje prerje,te gjithe pjella te shemtuara te salihut meren me komentues qe nuk mendojne si ta,per kujtese arvizu numuroje votat e luluse perveshi menget nr nxorri ramen fitues,por salihu futi ne loje gjykatat dhe lulu fitoi,arvizu doli dhe tha ylli ne ngjitje per lulune,kjo eshte amerika o bythQirat e salihut,kjo eshte amerika qe te pallon dhe ti nuk e kupton,shkoni merni rrogen tani,bythQira

  9. Shqupistat jane bo per gjynof.
    Kur i thu qe ambasadori i US po del kunder vendimeve te PD – ata thone qe ambasadori eshte Sorroist (se dine qe Luli ka mare burse Sorrosi)
    Kur i thu qe amabsada e US po del kunder vendimeve te PD – ata thone qe ky eshte qendrim i amabasades, jo qe ndrim i DASH (kush ka dy pare mend ne koke e kupto se cfare idiotesie eshte kjo, po nejse)
    Kur perfaqesues i DASH vjen e thote po te njejtat gjera – ata permendin forcen e “popullit”

    Kur Luli merr leket e pallatit dhe thote qe kshu na tha amerika, rrine si muti ne shi.

  10. AMERIKA I eshte qepur me bukë në trastë opozites sepse shikon vetem interesin e vet.
    SHQIPËRIA FermeKafshes
    ESHTË komode.

    PRANDAJ ket Konge do nigjojme: Shqipëria qe duam- duan!!!

    Derisa
    do duam ne
    te jemi DELE te Fermes.
    V. O.
    E Tha edvini: – Do me kerkoni.
    DmthTha: une jam MOSTER,
    po Mostrat qe vijne pas Jane c’jane…
    S’KENI PA. GJO AAAAAAKOMa….. DELE!!!

  11. Prshndes komentin e xxxxxxxx, Burre me mend.
    Shtoj:
    1. LIRIa nuk dhurohet, fitohet!!
    2.Çfarë bej unë per Shqiperine?

  12. Pune shqiptaresh , qe e kan shit sumen nder shekuj te paguesi me I mire. Shyqyr zotit qe nuk jam shqiptar , po fati I keq e solli te jetonin te paret e mi ketu , mezi ikem dhe u stabilizuam ne France, tek pjesa tjeter e families. Komb idiotesh qe Jane mesuar ti perdhunosh. Me shume mundesi pasardhes te species me te ndyre ne glob, turqve . Rrofte Europa , poshte turqit.

  13. Lulu ka urdheruar deputet e listes kundrejt pagesave te futen ne kuvend dhe ky ti kontrolloje nga jashte,rudina ja mblodhi ate sumen e vogel,tani po ben llogarite loqja e kuptoje qe ka gabuar kur dorzoje mandatet,tani ha sorrat tosi zheji bushati cani buzhala balliu

  14. NJe kodosh, per tia q, ca ka pragu e deri tek fisi, si pusht e bire kurvi, sot morracak i sektit, ka marre linkun tim, XIXA, e mbeshtillet pas atijeemeri, per teme sulmuar, me idiotesine e pushtellikun qe e ka mune mes te shtepise.Persa i perket shqupit, ,, shife ate seline e komitetit te partise punes te babes e motres, apo krimineleve qe keni prapa banges, e qe keni ruajtur listat e partise e kelysheve si ti, pavaresisht se keni nderruar emerin e partise,, jeni po ato, por me te maskuar e hileqare, mashtrues sic keni rrugen e partise, e te idiotit qe keni ne krye, e qe po ua shkerdhen tere partine e ju vete, e prape therritni,,,, rrofte partia, e trashegimtari i sfazuar Rama.Qelbesira erdhet ne pushtet, kerrma e plehra doshkoni.

  15. VEMJE kuqalesh,,,se harrova, DASH, qe kam shkruajtur eshte shteti qe jep mendimin, por qe ty si horr s;te hyn ne sy e vesh, se sipas atyne qe shkru koqia jote, jane vetem per bythen e Rames, realiteti eshte tjeter vend, por cer te bojme ty, qe je kushurini i gruse se idiotit, dhe e ka te pesten, e ty s;te bo pershtypie/ A e sheh se sa te degjeneru qe jeni, po edhe ti mrena thesit. IDIT, qe as me du lek, nuk blihesh,,,,,PIPERR

  16. Dy komente te ketij xixa me pershtjellim mendor o rrotKari asnje ketu te lapsi nuk komenton ramen,por ju shpellare e skiftera identifikoheni kollaj qe jeni bythlepirsa te salihut,vetem te salihut,ju pushta nuk lejoni komentues qe nuk e duan salihun ju pushta suleni si Hijena te kuqe te enverit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu