• |
ide | kryesore

Video/ Salah e Milner grinden për penalltinë: Liverpool rikthehet në krye të Premier League

Sport, Video



Liverpool dhe Manchester City vazhdojnë betejën e parakalimeve në renditje, në kohën kur afrohet edhe fundi i Premier League. Të kuqtë nuk e cojnë dëm mundësinë e tyre dhe kthehen dy pikë përpara Citizens, pas fitores në transfertë me Cardiff: golat e Ëijnaldum (57’) e penalltia e Milner (81’) i kanë dhuruar Klopp vendin e parë.

Nuk është se gjithcka ka shkuar mirë në fakt për të Kuqtë, përtej rezultatit, sepse tensioni i luftës me Citizens, por edhe lajmet që kanë trazuar ambjentin në klubin e Merseyside e që lidhen pikërisht me Mohamed Salah, kanë bërë të tyren.

Egjiptiani është konfliktuar me James Milner për ekzekutimin e penalltisë, edhe pse Firmino ka dashur të qetësojë situatën. Sulmuesi, i cili fitoi 11 metërshin, nuk e ka fshehur dëshpërimin e tij kur Milner i mori topin nga duart për të shënuar golin e dytë nga pika e bardhë në minutën e 80.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/rv/RVJX.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *