• |
ide | kryesore

I gjithë rrjeti kundër Yolanda Hadid pas kësaj video (Video)

Paparazzi, Slider



Mamaja e Gigi dhe Bella Hadid po sulmohet nga i gjithë interneti pas komenteve të saj për Gigin në një video online.

Klipi u publikua nga “Bravo” si një video nostalgjike për fansat e “Real Housewives of Beverly Hills”. Pasi Gigi i thotë mamasë se do të vazhdojë të luajë voleyball, Yolanda i përgjigjet:

“Voleyballi është një sport shumë mashkullor. Modelingu është diçka femërore. Këto vajza stërviten për katër orë pas shkolle që trupi i tyre të jetë i madh dhe i fryrë, dhe hanë si burra. Unë doja që Gigi të zhvillohej si vajzë.”

Ndërkohë, teksa Gigi shprehet shumë e lumtur për ushqimin që do të kishte në festën e ditëlindjes, Yolanda i prish entuziazmin duke thënë:

“Mund të kesh vetëm një natë e të qenit “e keqe” apo jo? Dhe më pas, duhet të rikthehesh te dieta jote. Sepse në Paris dhe Milano, i pëlqejnë vajzat të jenë të holla.”

Dhe kjo ka nervozuar të gjithë rrjetin.

https://youtu.be/7IZ7_NkapZo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *