• |
ide | kryesore

Projekti për 4 HEC-et në Mirditë, banorët në protestë: Mos i shkatërroni lumenjtë dhe natyrën

Lajme



Banorët e qytetit të Mirditës janë mbledhur sërish në qendër të Rrëshenit për të protestuar kundër ndërtimit të katër HEC-eve mbi lumin Urakë. Të pajisur me pankarta, qytetarët komunikuan mesazhe dhe thirrje në mbrojtje të natyrës, duke kërkuar anulimin e këtij projekti që sipas tyre dëmton bujqësinë dhe agroturizimin e zonës.

Në tubimin e sotëm të mbajtur në sheshin “Abat Doçi”, protestuesit kërkuan largimin e firmave fantazmë që qendrojnë pas ndërtimit të hidrocentraleve, duke apeluar për mbrojtjen e mjedisit në tërësi, si edhe për moscënimin e lumenjëve dhe të natyrës në veçanti. Protesta kishte një prani më të madhe të qytetarë dhe të banorëve të fshatrave, si: Kurbneshi, Selita, Fani, Oroshi dhe Kaçinari, që preken drejtpërdrejt nga HEC-et e parashikuara për t’u ndërtuar.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *