• |
ide | kryesore

Insigne larg Napolit: Liverpool, Chelsea e Psg gati të ndërhyrjnë

Sport



Deri pak javë më parë dukej e pamenduar, por verën e ardhshme Lorenzo Insigne mund t largohet nga Napoli. Sinjalet në këtë drejtim janë gjithnjë e më shumë e mungesa e impenjimit të numrit 24 kundër Atalanta shkon përtej logjikës së turnover. Jashtë titullarëve e as si zëvendësues, ai që zakonisht do të ishte ndërrimi i parë në sulm. Një detaj që tregon se historia e dashurisë mes Insigne e Napoli ka mbërritur në fund, pavarësisht deklaratave zyrtare: “Lorenzo është një pasuri” ka thënë Giuntoli, por rendimenti e raportet e komplikuara me ambjentin mund të cojnë tek shitja.

Sipas asaj që bën të ditur Corriere dello Sport, nuk ka oferta konkrete apo tratativa, por janë disa klubet e interesuara për sulmuesin e Italisë. Vlerësimi për Insigne nuk është më pak se 70 milionë, paga e tij është 5 milionë euro, kështu që është e qartë se vetëm një klub i rëndësishëm mund tia lejojë vetes: Bayern Mynich (që pikërisht në atë sektor kërkon të rifreskohet, duke qenë se Ribery e Robben e mbyllin), ose Arsenal, që sipas mediave angleze kanë interesimin konkret.

Në Premier ka edhe klube të tjera që e kanë cuar mendjen tek shtatshkurtri e konkretisht Liverpool e Chelsea. Klopp e vlerëson shumë dhe ka shprehur pëlqimin e tij edhe publikisht, ndërsa Sarri e njeh mirë dhe nëse do të qendrojë në Londër, një ndërhyrje e Blues është e sigurtë. Pastaj është edhe Psg, që ka kontaktuar më parë me Raiola e mund të mbështetet në presingun e mikut të tij Marco Verratti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *