• |
ide | kryesore

Marjana Kondi: Sa më paguan për rolin në ‘2 Gisht Mjaltë’

Paparazzi, Slider



Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin “Trokit”, ku ndër të tjera rrëfeu edhe sa është paguar për filmin “2 gisht mjaltë”.

“U diskutua shumë online pagesa jote, ti je e kënaqur nga ajo pagesa që ke marrë?”, e pyeti moderatori i emisionit, Ermal Peçi.

“Sigurisht, për gjërat që kalojnë, kalojnë! Megjithatë jam shumë e kënaqur. Ajo ishte vetëm 10 euro. Kaq, nuk ishte më tepër. Ermal Mamaqi je shumë fantastik!”, përgjigjet me shaka Marjana.

Më pas moderatori e pyeti nëse ajo do ta ribënte këtë rol nëse do t’i jepej mundësia. Me humorin e saj, Kondi u përgjigj: “Do ta bëja vetëm me një euro”. Gjatë intervistës, aktorja foli edhe për raportin me këngëtaren Elvana Gjata. “Ishte shumë korrekte. Ishte e përgjegjshme për ato që gjironte sepse nuk pranonte vetëm një dubël, donte të jepte maksimumin e saj!”, shprehet Marjana Kondi.

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *