• |
ide | kryesore

Nis forumi tre-ditor “Një rrip, një rrugë” në Pekin,Trump refuzon ftesën

Planet



Kina nis sot punimet e forumit tre-ditor të quajtur “Një rrip, një rrugë”, përmes të cilit synohet të bëhët promovimi i projektit ambicioz të liderit Xi Jinping-ut, për gjallërimin e bashkëpunimit ekonomik mes Azisë dhe Evropës. Mes objektivave të forumit bëjnë pjesë edhe pritshmëritë për themelimin e lidhjeve të reja dhe premtuese tregtare në Lindjen e Mesme, në Afrikë dhe në Amerikën e Jugut.

“Një rrip, një rrugë” mbahet në kuadër të një nisme të politikës së jashtme kineze që daton që në vitin 2013. Në dallim nga tri samitet e kaluara të mbajtura nën të njëjtën moto, Kina po përballet këtë vit me një valë kritikash dhe oponencash të faktorëve ndërkombëtare, që e interpretojnë nismën si një përpjekje të mbrapshtë për të përhapur ndikimin e ekonomisë kineze, duke nënshtruar financiarisht vendet kundrejt Pekinit, në sajë të metodës së diplomacisë së borxheve.

Të pranishëm në këtë forum do të jenë 37 liderë, mes të cilëve bën pjesë edhe presidenti rus Vladimir Putin, i cili më herët priti në qytetin portual të Vladivostok-ut, liderin suprem të Republikës Demokratike Popullore të Koresë së Veriut, Kim Jong Un-in. Në këtë takim të parë midis dy homologëve, Putin-i deklaroi se do të përkrahë përpjekjet e Koresë së Veriut për të përmirësuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Unë jam i bindur  se vizita në Rusi do të ndihmojë në zgjidhjen e situatës në gadishullin Korean”, u shpreh kreu i shtetit rus duke premtuar gatishmërinë për të kontribuar në nisjen e bisedimeve të mbetura pezull me SHBA-të lidhur me procesin e denuklerarizimin, që duhet të shoqërohet nga ana tjetër me lehtësimin e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut.

Si pasojë e tensioneve në marrëdhëniet tregtare me Kinën, presidenti amerikan Donald Trump raportohet të ketë dërguar delegatë të një niveli të ulët. Ndërsa, India, Turqia, Polonia, Spanja, Fixhi, Sri Lanka dhe Argjentina, kanë refuzuar të bëhen pjesë e punimeve të forumit, për hir të interesave të kundërt në çështjet gjeopolitike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *