• |
ide | kryesore

Samiti i Berlinit për Ballkanin Perëndimor, Haradinaj në takim urgjent me Thaçin

Planet



Pas zhvillimit të mbledhjes së qeverisë, kryeministri i Republikë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar më tej mbi Samitin e Berlinit, që pritet të mbledhë në një tryezë bisedimi liderët e Ballkanit Perëndimor më datë 29 prill.

Me qëllim që pala kosovare të mbajë një qendrim të unifikuar dhe sa më përfaqësues, Haradinaj bëri me dije se do të zhvillojë një takim me kreun e shtetit, Hashim Thaçin, për të folur paraprakisht lidhur me pikëpamjet e tyre sa i përket gjetjes së një zgjidhjeje, që do të mundësojë rivendosjen e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. “Mendoj që qëndrimet që i ka mbajt qeveria janë të Kosovës, jo vetëm të kryetarit të qeverisë. Kam shpresë se nuk do të kemi shpërputhje me presidentin.”- tha për mediat numri një i ekzekutivit të Kosovës.

Më herët Haradinaj është shprehur optimist mbi mundësinë e negocimit të një marrëveshjeje me Serbinë  për njohje reciproke në punimet e Samitit. Nga ana tjetër, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, nuk ka shfaqur pritshmëri për stabilizimin e marrëdhënieve dypalëshe pa përmbushjen e parakushtit për heqjen e taksës doganore mbi mallrat dhe produktet serbe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *