• |
ide | kryesore

(FOTO) Zbulohet në Vlorë sera e kanabisit, arrestohen dy burra

Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka zbuluar se dy persona dispononin dhe po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike, një shtëpi, serë për kultivimin e kanabisit në lagjen 24 Maji në Vlorë.

Operacioni “Prita” u zhvillua në një banesë është gjetur dhe sekuestruar 48 kilogramë lënde narkotike, si dhe 97 fidanë kanabis të mbjellë në kubikë. Gjithashtu u sekuestruan edhe dy automjete, aparatë celular, një peshore elektronike e sende të tjera.

Policia ka arrestuar në kushtet e flagrancës në këtë banesë shtetasit Z.I., 36 vjeç dhe E.B., 30 vjeç, të dyshuar si autorë përgjegjës në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme. Operacioni u zhvillua pas informacioneve nga qytetarët

Dosja iu referua Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *