• |
ide | kryesore

Takimi në Berlin për Kosovën, gjermanët ‘përjashtojnë’ Mogherinin

Lajme, Të fundit



Përfaqësuesja e Lartë e BE’së, Federica Mogherini, është ndëshkuar nga Gjermania që ka lejuar Prishtinën e Beogradin të diskutohet për kufijtë. Kështu, nesër ajo nuk do të jetë në Samitin e Berlinit si Përfaqësuese e Lartë e BE’së, dhe ndërmjetëse e negociatave Kosovë-Serbi, por do të shkojë atje si Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian ose si zëvendësim i Presidentit të KE’së, Jean-Claude Juncker.

Një takim rajonal, i iniciuar nga Franca dhe Gjermania, e i paraparë të mbahet të hënën, më 29 prill, është ende tema numër një në shumë media ballkanase e perëndimore.

Arsyeja për këtë qëndron në faktin se pikë kryesore do të jetë një diskutim për marrëdhëniet e ardhshme mes Serbisë dhe Kosovës.

Konferenca do të ndahet në dy pjesë, por në të dyja rastet, në fokus do të jenë marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dhe implikimet e tyre në mbarë rajonin, raporton N1.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të jetë e pranishme në këtë takim, por vetëm si zëvendësuese e kryetarit të Këshillit Evropian, Jean-Claude Juncker, njofton televizioni.

Ky informacion është konfirmuar gjithashtu nga zëdhënësja e BE’së, Maja Kocijançiq, për Radion Evropa e Lirë. Përfaqësuesit nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë të pranishëm në konferencë, por vetëm Kosova dhe Serbia do të përfaqësohen nga presidentët dhe kryeministrat.

Të vetmit përfaqësues të vendeve të BE’së, të ftuar nga organizatorët e konferencës, janë nga Sllovenia dhe Kroacia.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, nuk ka pritje të mëdha nga takimi në Berlin. Beogradi është i gatshëm të vazhdojë dialogun, sapo Prishtina ta heqë taksën, ka përsëritur ajo.

E zyrtarët e Qeverisë së Kosovës thonë se tema kryesore në samit do të jetë dialogu me Serbinë, dhe se nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.



4 Comments

  1. Dihet. Gjermani eshte gjerman. Pa jane aty ku jane. Ka dale ramlazgari te bej shtet… Ama u be biznesmen. Keshtu me duket quhen ata qe tregtojne sot drog dhe prostitucion ?!

    1. Shteti ndertohet me menaxher te shkolluar dhe te provuar , nuk ndertohet me menaxher trafiqesh femrash e drogash qe perdorin lloj lloj emrash dhe paguajne lloj lloj bedeli per ti kryer edhe denimet

  2. JU LUTEMI PSE SI JEPNI KOMENTET UNE E DI SHUME MIR SE ME DASHUR KETA TE ISH SIGURIMIT ME GJEJN SE NGA E NISI KOMENTIN POR UNE JAP MENDIMIN TIM DHE E JAP KETY SE ESHTE PA BARRJERA REKLAMA DHE ME PELQEN PO JU DUHET TE JEPNI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *