• |
ide | kryesore

Vajza 8 vjeç goditet me plumb qorr në oborrin e shtëpisë

Lajme



Një vajzë e vogël vetëm 8 vjeç u plagos nga një plumb qorr në Greqi.

Vogëlushja po luante në oborrin e shtëpisë kur u shemb përtokë rreth orës 16:00 të pasdites.

Prindërit e transportuan me urgjencë në spital pa ditur se çfarë i kishte ndodhur.

Më pas mjekët konstuan se vajza kishte në kokë një plumb.

Pas trajtimit intensiv mjekësor, rreth orës 20:00 të mbrëmjes ajo u fut në sallën e operacionit.

Nga hetimet paraprake të policisë, plumbi mund të ketë ardhur nga të shtënat me armë të banorëve përreth, që mund të kenë zgjedhur të festojnë Pashkët me të shtëna.

Prindërit e viktimës gjithashtu dëshmuan për policinë se kishin dëgjuar të shtëna afër shtëpisë së tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *