• |
ide | kryesore

Pogradec/ Organizonin lojëra fati, procedohen penalisht 2 shtetas

Lajme



Policia e qytetit të Pogradecit do të procedojë penalisht 2 shtetas për veprën penale të “Organizimit të lotarive të palejuara”.

Sipas të dhënave të deritanishme të bëra publike nga komunikata zyrtare e Policisë, shtetasve të identifikuar me inicialet G.L. dhe K.C., të dy banorë të Pogradecit, u janë gjetur në lokalet që kishin në zotërim në lagjen nr.1 dhe nr.2 të qytetit, 3 aparate celularë që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të vënies së basteve sportive.

Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor në  Pogradec për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *