• |
ide | kryesore

Champions/ “Camp Nou nuk është tempull”: Barcelona i përgjigjet Klopp me kërcënim…

Sport, Video



Barcellona-Liverpool do të luhet të mërkurën në mbrëmje në qytetin katalanas, por sfida e madhe e Champions, që për shumë është një finale e parakohshme, ka nisur ndërkohë në rrjetet sociale. Ato që kanë nisur debatet kanë qenë deklaratat e teknikut të Reds, Jurgen Klopp, që i intervisutar nga Dazn Deutschland, duke folur për Camp Nou u shpreh: “Është pak më i madh se stadiumi ynë, mirëpret më shumë persona e do të jetë sigurisht plot kundër nesh, por është gjithnjë një stadium, jo një tempull”.

Fjalë që nuk kanë kaluar pa vëmendje në klubin blaugrana, që përmes faqeve zyrtare në rrjetet sociale ka kërkuar të motivojë tifozët në vigjilje të ndeshjes së madhe kundër anglezëve: përgjigja është e gjitha në një video, postuar nga Barça në Twitter, ku duket Camp Nou nga disa këndvështrime, përzier me imazhet e triumfeve katalanase kundër Manchester United në ndeshjen e kthimit cerekfinale me golin e Messi, festën e lojtarëve e të tifozëve. E gjitha e shoqëruar me një frazë të shkruar: “Ky është Camp Nou. Kjo është shtëpia jonë, tempulli ynë, fortesa jonë”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *