• |
ide | kryesore

Rita Ora një këngë në shqip?!

Paparazzi, Slider


Rita Ora javë më parë qëndroi në Kosovë për një aktivitet humanitar në kuadër të organizatës së UNICEF-it.

Ajo së fundi ka dhënë një intervistë për median zviceriane “20 min” teksa ka folur para festivalit të parë shqiptar në Zurich – “Alba Fest” – ku ajo do të jetë ylli kryesor krahas yjeve tjera shqiptare, më 29 dhe 30 qershor.Rita ka pohuar se do të ishte e mrekullueshme nëse do të incizonte një këngë në gjuhën shqipe.“Do të ishte e mrekullueshme të incizoja një këngë në shqip ndonjë ditë”, ka thënë këngëtarja,.
E pyetur për yjet etjera shqiptare Dua Lipa e Bebe Rexha me sukses ndërkombëtar, Rita Ora ka thënë se shqiptarët e kanë në gjak muzikën e vallëzimin. Rita Ora është një nga këngëtaret e cila në çdo dalje të saj publike nuk ngurron asnjëherë të përmendë me krenari origjinën e saj.

Pjesë nga intervista e Rita Orës

Rita Ora, ti je pjesë e rëndësishme e festivalit Alba në Zyrih, i cili do ketë edhe këngëtarë shqiptarë e kosovarë. Cila është marrëdhënia jote me Kosovën?

Ndonëse jam rritur në Londër, prindërit e mi më mësuan shumë për vendin tim prandaj jam krenare që jam nga Kosova.

A shkon shpesh atje?

Sa herë kam mundësi, shkoj të kaloj kohë me familjen time.

Që prej vitit 2015, ti je Ambasadorja e Nderit në Kosovë. Cfarë domethënie ka kjo për ty?

Është një nder i madh për mua që të kem mundësi të prezantoj shtetin në këtë mënyrë dhe unë i marr punët shumë seriozisht.

Së bashku me ty, Dua Lipën, Bebe Rexhën, ka dhe disa këngëtarë shqiptarë me sukses ndërkombëtar. Si e shpjegon këtë?

Muzika dhe kërcimi janë në gjakun tonë. Mendoj se është fanstastike që ne kemi mundësinë të shfaqim talentin tonë në të gjithë botën. Gjithashtu jam e lumtur që ne mund ta bëjmë vendin të njohur kudo.

A do të këndosh në gjuhën shqipe në fund të qeshorit?

Do ta zbulosh këtë kur të vish në koncert.

Do bësh një këngë shqiptare?

Sigurisht, do ishte fanstastike të regjistroja një këngë shqiptare një ditë.

Festivali nuk është në Kosovë, por në Zyrih. Përse të pëlqen Zvicra?

Kur kam kohë të lirë, unë kam qejf të udhëtoj. Njëherë ngjita Zyrihun. Pamja ishte shumë e bukur dhe tregonte sa i mahnitshëm është Zyrihu.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *