• |
ide | kryesore

Prapaskena/ Paratici-Ausilio takim në Londër për Icardi: jo shkëmbimit me Dybala

Sport



Pas kontakteve të verës së kaluar, Juventus dhe Inter janë gjendur përballë për të folur përsëri mbi Mauro Icardin: në Londër sa për ta saktësuar, atje ku janë takuar Fabio Paratici, drejtuesi i zonës teknike të bardhezinjve, dhe Piero Ausilio, drejtori sportiv i zikaltërve. Asnjë shkëmbim, aq më pak me Paulo Dybala, bardhezinjtë e duan Mauro Icardin duke paguar për të. Për Interin lojtari vlen 80 milion euro, për Juven 60 milionë.

Konfirmimi eventual i Spalletti do të thotë një lamtumirë e menjëhershme e Icardi, që jashtë Italsië nuk ka asnjë mundësi për të shkuar, duke parë klauzolën e zgjidhjes së kontratës, që është 110 milionë euro. Inter ka marrë kohë, mbi të gjitha për të përfunduar udhëheqjen në pankinë, mes qëndrimit të Spalletti dhe mbërritjes eventuale të Antonio Conte, opsioni i vetëm që do të mund të zgjidhë të ardhmen e kësaj çështje.

NJË LAMTUMIRË PËR NJË HYRJE – Për të financuar goditjen, Juventus do t’i duhet një dalje: për të cilën është fortësisht e mundshme një mes Pjanic dhe Dybala. Argjentinasi për momentin është vlerësuar nga Juventus mbi 100 milion dhe prandaj është i shpjegueshëm motivi për të cilën një shkëmbim me bomberin bashkatdhetar të Interit nuk është as i parashikueshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *