• |
ide | kryesore

Doris Pack shigjeton Ramën: Është paradoks! Një artist kërkon të shembë godinën e Teatrit

Lajme, Të fundit



Ish-eurodeputetja Doris Pack ka komentuar sërish aktualitetin politik dhe social në Shqipëri, duke vënë theksin tek rëndësia e luftimit të shitblerjes së votës dhe tek zbatimi i njëmendtë i reformës në drejtësi. “Duhet ta luftoni dhe të ndaloni blerjen e votave. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë zgjidhja… Vetingu po bëhet, por është krejtësisht artificial. Drejtësia është shumë problem dhe pa të nuk ka demokraci.”- u shpreh Pack për gazetarët, pas pjesëmarrjes në një aktivitet të organizuar në qytetin e Shkodrës nga Akademia e Lidershipit Rinor.

Sipas Pack-ut, djegia e mandateve nga deputetët e opozitës është  i vetmi opsion për t’u ndjekur pas ngërçit kushtetues që ka pezulluar veprimtarinë e instancave më të larta të gjyqësorit në Shqipëri. “Problemi është se drejtësia është në dorë të politikës, në momentin që kjo ndryshon atëherë do ketë një sistem drejtësie që funksionon. Keni vettingun që shpresojmë të ndryshojë situatën. Të korruptuarit duhet të dalin në gjykatë por gjykatë s’ka dhe këtë nuk e kuptoj. Ju duhet ta zgjidhni këtë cështje.”- komentoi Pack.

Gjithashtu, ish-europarlamentarja ka shigjetuar Kryeministrin Edi Rama, duke nënvizuar se është paradoksale që një politikan me prapavijë artisti të kërkojë të rrafshojë godinën e Teatrit Kombëtar. “Me z.Rama kam patur diferencat e mia dhe ajo që mua më intereson është mirëqënia e qytetarëve. Nuk më interesojnë partitë dhe politika. Kush punon për mirëqënien ajo është politika më e mirë. Edhe Basha po të jetë do ti them të njëjtat gjëra.”- përmbylli deklaratën e saj Pack.



10 Comments

  1. Nje artist?!?!?!
    Hahahhahahahhahahahahhahahahaha sa kam qesh’. M’u kput rrypi i pantallonave….
    Hahahahhahahahahahahahahahahahhahahahahahahahahhhhhhhhhhggggghhh

  2. Kur qenka bere kryetarja e PD kjo dorisi,ne 30 vjet nuk ka pasur politikane e huajqe te thote te njejtat fjale si lulu

  3. Me thene te verteten zeri i Doris Pack ka shume rendesi. Gjithmone kam menduar se njerezit edhe mund te binden per katastrofen Rilindje, por si i behet me grate? Edi Rama ka thene se te jete per grate une marr mbi 90 mandate(nuk e shpjegoi kurre pse) dhe ka te drejte, sepse per grarine tone nje model i gruas konservatore si ai i Pack eshte shekuj drite larg. PD-se do t’i duhet shume pune per te thyer imazhin e hallateve te Edi Rames qe rrotullohet thelle ne mendjen e shumices se grave tona. E di qe kjo eshte e rende, por eshte e vertete. Opozita duhet te luftoje shume per kete pjese.

  4. Nje bythelepires i ri i saliut me pseudonimin Berti ka dale keto dite,stalini ziguri xixa nuk kane bythe e tru te perballen ne kete porthale,mos e perdorni bertin se ai ju perdhunon me keq se ju ka perdhunuar saliu

  5. Nuk e di c’mendim ka Zj.Pack per bujqesine dhe eksportin e kastravecit shqiptar .Ndoshta dedektivi shkuloqja na jep ndonje informacion me konkret psh ku e beri shurren apo si peshtyu,cfare ben naten… etj etj

  6. Doris Pack nuk ka asnje funksion zyrtar e asnje post formal. ASNJE.
    Cilesia e vetme qe ben te flase eshte ish-eurodeputetlliku!!!
    Tagji per shqupistat e lapsit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *