• |
ide | kryesore

Mbledhja e komisionit të Reformës Zgjedhore, PS: PD të caktojë përfaqësuesin

Lajme, Të fundit



Ditën e martë do të zhvillohet mbledhja e parë e komisionit të formatuar të Reformës Zgjedhore, pas vendimit të opozitës së bashkuar për djegien e mandateve. Komisioni do të jetë nën drejtimin e dy bashkëkryetarëve, deputetit të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurit dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Rudina Hajdarit.

Sakaq, sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjoncaj, i ka adresuar PD-së një letër me kërkesën e dërgimit të emrit të vëzhguesit të tyre, i cili sipas ndryshimeve të miratuara nga legjislativi, do të gëzojë të njëjtat të drejta që u përkasin edhe dy bashkëkryetarëve. “Jeni të ftuar të caktoni një përfaqësues të subjektit tuaj politik, për të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit”- shkruhet në letrën drejtuar sekretarit të përgjithshëm të demokratëve, Gazmend Bardhit.

Komisioni i Reformës Zgjedhore pritet të mblidhet të martën në 17:00 në Kryesinë e Kuvendit. Në rendin e paracaktuar të kësaj mbledhjeje përfshihet miratimi i agjendës së punës së komisionit dhe do të parashtrohet kërkesa për mbështetje me ekspertizë nga OSBE-ja lidhur me sistemin zgjedhor.



2 Comments

  1. basha porositi nje qenef te ri negjmije te mbushur mut vuqiqi,nikoliqi,qoviqi e bregoviqi per ju RIDHJERJET E STALINIT:.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *