• |
ide | kryesore

Policia jep detaje, personi i mbytur në liqenin e Librazhdit ishte larguar nga banesa para 20 ditësh

Lajme



Gjendet nje person i mbytur ne Librazhd. Trupi i pajete eshte gjetur në liqenin e Fushë- Studenit, në njësi administrative Stebleve.

Dyshohet se personi ne fjale ka pasur dite qe eshte mbytur, por sot ka dale ne siperfaqen e ujit.

Mesohet se trupi eshte hasur nga turistet e shumte qe vizitojne liqenin, te cilet pasi e pane kane lajmeruar edhe policine. Sipas policise, ai eshte 55 vjecarin me iciaile I.L.

Informacion paraprak

Në liqenin e fshatit Fush- Stud, Librazhd është gjetur një shtetas i mbytur.

Nga veprimet e para rezultoi se trupi i përket shtetasit I.L., 55 vjeç, larguar nga banesa para 20 ditësh.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk konstatohet shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *